;)

Gojëdhëna për bimët që zgjojnë epshin

Një gjë duhet të dihet në fillim se i vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm që nuk është bimë, është dashuria.

Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh.
Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata.

Në vijim janë disa gojëdhëna për bimët që zgjojnë epshin seksual.


Dafina
Heronjve romake i dhuronin kurora me dafina. Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.


Hudhra
Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si i vetmi afrodiziak që në kohë të lashta. Sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore.


Orizi
Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret. Disa kanë mendimin se është e pamundur që të eksitosh ndonjë njeri me një pjatë oriz, por prova më e mirë për fertilitetin që ka orizi është fakti i mbipopullsisë që ka Kina.


Patëllxhani
Mendohet se ka ardhur nga India dhe se mbërriti në Evropë kur arabët pushtuan Spanjën. Konsiderohet eksitus, sidomos kur përgatitet me përbërës të tillë si hudhër, qepë, spec dhe erëza të tjera.


Qepa
Është thelbësore për të gjitha llojet e kuzhinave, që nga më erotikja deri tek më e thata. Origjina e saj vjen nga Azia. Egjiptianët, romakët, grekët dhe arabët e kanë konsideruar afrodiziake përpara se evropianët të njihnin ekzistencën e saj.


Spinaqi
Origjina e tij është nga Persia. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, forcon trupin dhe ankthet e dashurisë.


Fasulet
Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga kolegji i murgeshave te San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.


Domatja
Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si “molla peruane” dhe “molla e dashurisë”. Mishi i saj i ngjeshur i kuq dhe sensual mori shpejt shume famë, sepse besohej shumë në fuqinë e saj stimuluese.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: