Gjithkush duhet të dijë të puthë, ky është çelësi që hap dyert e dashurisë dhe pasionit të zjarrtë. Kur puthni duhet të dini të gjitha detajet dhe domethëniet rreth puthjes. Edhe puthja si akt dashurie ka histori të saj.
Sipas studiuesve thuhet se puthja e relakson njeriun dhjetë herë më shumë se çokollata.
Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës, e cila mund të përdoret si një ushtrim për parandalimin e rrudhave në fytyrë. Kur njerëzit puthen këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje.
Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave kundër sëmundjeve të ndryshme.
Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze mund të djegë më shumë se 5 kalori. Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më e lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve. Po ashtu thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht..
Puthja më e popullarizuar, “puthja franceze” është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë, këtu nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Puthja është po ashtu pjesa me e rëndësishme e paralojës seksuale, prandaj është e rëndësishme të kuptoni se në çfarë situatë çfarë puthje të dhuroni:
Puthja në buzë Puthja në qafë
Puthja franceze
Edhe pse te gjithë e dimë se çfarë është puthja dhe si duhet puthur, e ashtuquajtura puthje franceze është e zjarrte, por ajo është edhe hulumtim subtil i buzëve te partnerit. Prandaj, mos u bëni agresive.
Puthja në buzë është serioze, përmes puthjes në buzë dëshmohet një lloje besimi i madh tek partneri e sidomos kur gjatë puthjes partneri ua prek fytyren apo flokët. Kjo është shenja e parë e lindjes së një dashurie.
Më shumë se 80 për qind e femrave thonë se qafa e tyre është një pjesë shumë e ndjeshme dhe kur një femër ia ofron qafen një mashkulli ai duhet me shumë kujdes dhe dashuri të ia puth sepse shumë lehtë mund ta irritoje atë.
Puthja në faqe
Puthja në faqe në kohen e sotme trajtohet si feminore, por është e gabuar. Jepjani nga një puthje në faqe partnerit nga disa herë në ditë dhe buzëqeshni. Me këtë i tregoni se ai/ajo ende është e vlefshme për ju dhe jeni i interesuar për të.



