Lazanje me mish

 Përgatitja

Në një tigan me pak vaj skuqim salsiçet e grira, mishin, qepën e grirë dhe hudhrën e I lëmë për rreth 20 minuta.

Më pas shtojmë pasten e domates, domatet e shtypura, salcën e domates dhe ujin. I përziejmë . Pas 5 minutash shtojmë sheqerin, koprin, borzilokun, vetëm 2 lugë gjelle majdanoz( dy të tjerat na duhen për më vonë), kripën, erëzat dhe piperin. I përziejmë të gjitha bashkë. I mbulojmë më një kapak dhe I lëmë të ziejnë për 1 orë ose më shumë.( Mos e lini ujin që të shteret).

Ndërkohë vendosini lazanjat në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, por duke I kontrolluar herë pas here në mënyrë që të mos ngjisin më njëra tjetrën. Në një tas të vogël përziejmë rikotën me një kokërr vezë dhe 2 lugët e tjera të majdanozit. I përziejmë të gjitha me një lugë.

Më pas marrim tavën ku do ti shtrojmë dhe e lyejmë me gjalp të shkrirë që  të mos ngjisin lazanjat. Shtrojmë shtresën e parë të lazanjave. E lyejmë me përzierjen e rikotës, spërkasim me copa të prera mocarelle pastaj parmixhani dhe e shtrojmë shtresën e parë me domate. Më pas vendosim përsëri shtresën e dytë të lazanjave dhe bëjmë të njëjtën procedurë duke e lyer me përzierjen e rikotës, mocarella e ne fund parmixhan e kimën.

Mund të vendosini shtresa lazanje sa të doni sipas dëshirës, por gjithmonë duke ndjekur radhën. Shtresa e fundit duhet të jenë lazanjat të mbuluara me përzierje të rikotës, copat e mocarellës dhe parmixhan të grirë sipër. Gjithashtu hidhni dhe disa copa gjalpi sipër në fund. Mbulojeni me letër alumini dhe lërini në furrë për 25 minuta. Më pas hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni dhe për 25 minuta të tjera.

Përbërësit

4 salsiçe të vogla
Mish i grirë
½ filxhan qepë e grirë
2 thelpinj hudhër
1 filxhan domate të shtypura
2 filxhan salce domate
2 filxhan pastë domate
½ filxhan ujë
2 luge gjelle sheqer të bardhe
1 lugë çaji kopër
2 lugë çaj borzilok të grirë
1 lugë çaji kripë
4 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 lugë çaji erëza italiane
½ lugë çaji piper
Sallatë rikota
1 kokërr vezë
Mocarella
1 filxhan parmixhan

 

Ju bëftë mirë!

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: