Çka duhet të shikoni para blerjes së rrobave

Keni zgjedhur një rrobë të caktuar dhe doni ta blini. Ju pëlqen dizajni i saj, materiali, e edhe çmimi është i volitshëm. Por, kjo nuk mjafton. Ja edhe disa gjëra që duhet t’i kini parasysh.
 
1. Së pari shikoni qepjet e rrobës që doni ta blini. Shpesh ndodhë që të ketë ndonjë defekt në qepje, e bile mund të mos shihni edhe ndonjë vrimë të vogël në rroba. Shikoni se a është qepja e njëjtë në të gjitha pjesët, apo jo.
 
2. Më pas, duhet të kontrolloni edhe pullat. Shikoni a janë mirë të përforcuara, provojini, duke i hapur dhe mbyllur. Nëse shihni se pullat janë duke rënë, atëherë më mirë është që të kërkoni një rrobë tjetër (të dizajnit të njëjtë), në mënyrë që të mos keni nevojë që, sapo të ktheheni në shtëpi, vet të ri-qepni edhe një herë të gjitha pullat. Kontrolloni a ka edhe pulla rezervë, meqë disa pulla është vështirë të gjenden, në rast se ju humbë ndonjëra.
 
3. Nëse rroba që doni ta blini ka ‘zip’ (zinxhir, ‘patent’), atëherë shikoni a mbyllet e hapet lehtë ai, a është i kualitetit të mirë. Mendoni a mund ta ndërroni atë vet, në rast se prishet, apo duhet të kërkoni ndihmën e ndonjë rrobaqepësi të mirë.
 
4. Rrobat me palë dhe rrudha ndonjëherë hekurosen vështirë. Para se të vendosni përfundimisht për blerjen e rrobës në fjalë, mendoni a do të mund ta hekurosni atë pas larjes, apo do t’ju duhet që çdo herë ta dërgoni në pastrim kimik.
 
5. Lexojeni edhe etiketën për mirëmbajtje të rrobës, që gjendet e qepur në brendësi të saj, në mënyrë që ta dini se a jeni në gjendje ta mirëmbani atë rrobë ashtu si duhet.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: