Statistika e jetës seksuale

Statistika është një disiplinë shkencore, e kur bëhet fjalë për seks, ajo ka të dhëna të ndryshme. Për ju kemi përpiluar një mozaik të pesë të dhënave më interesante statistikore në lidhje me seksin

- Numri 84, paraqet përqindjen e grave që pajtohen të bëjnë seks me burrin, me kusht që ai më vonë, t’u ndihmojë rreth punëve të shtëpisë.
Ekspertët seksualë thonë se pak ‘mitosje në shtrat’ te një lidhje stabile nuk është e dëmshme, bile është e dëshiruar.
Psikiatri Ian Kerner, i cili është ekspert për çështjet e lidhjeve dhe marrëdhënieve seksuale, thotë se gratë janë më të gatshme për seks nëse shtëpia është e pastër.

- Numri 200 paraqet numrin e kalorive që digjni me anë të një raporti intim. Kjo dmth se nuk keni nevojë që të shkoni në palestra, që të vraponi, filloni që të djersiteni vetëm në shtrat. Gilda Carle, autor i librit „Si të fitoni edhe kur ju mashtron”, thotë se megjithatë, nuk duhet që menjëherë të hiqni qafesh pajisjet për ushtrime. Carle preferon që seksi të jetë ushtrim shtesë për humbjen e kileve.

- Numri 12 paraqet përqindjen e bashkëshortëve që flenë ndaras. Shumë bashkëshortë, për arsye të ndryshme, flenë ndaras dhe, ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë e shëndetshme dhe e dobishme për jetën e tyre martesore.

- Numri 20, paraqet kohën mesatare e shprehur në minuta që një çift e shfrytëzon për paralojë.
Paraloja zgjatë intimitetin midis pjesëtarëve të çiftit dhe pengon gratë që të ndihen të shfrytëzuara dhe të mashtruara. Për këtë shkak, paraloja ka rëndësi të madhe dhe nuk duhet të lihet anash.

- Numri 103 zbulon sa herë në vit një çift mesatarisht bën seks.
Nuk ekziston numër i caktuar sa herë në javë, muaj, apo vit duhet të bëni seks. Terapeutët seksualë mendojnë që gratë që kanë marrëdhënie të rregullta seksuale, kanë një shëndet më të mirë.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: