Çanta të parezistueshme për stilin tuaj të pranverës

Gratë që moti e kanë vërejtur që për  stilin e saj të modës edhe  zgjedhja e një çante është vendimtare. Duke menaxhuar me situatën dhe dëshirat e të tjerëve, disenjatorët hedhin në treg modele të reja të çantave, të cilave është shumë vështirë për t’u rezistuar

Ndryshimi në proporcione, në ngjyrë dhe në material ishte i dalluar tek disenjatorët e çantave për koleksionin pranverë/verë të vitit 2010. Pa marrë parasysh a i vendosni ato në krah apo i mbani në duar, një gjë është e sigurt-një çantë e mirë mund ta vulosë stilin tuaj ditor. 

Zgjedhja e çantës

Gratë që moti e kanë vërejtur që për  stilin e saj të modës edhe  zgjedhja e një çante është vendimtare. Duke menaxhuar me situatën dhe dëshirat e të tjerëve, disenjatorët hedhin në treg modele të reja të çantave, të cilave është shumë vështirë për t’u rezistuar. Gjatë zezonës pranverë/verë të vitit 2010 në treg do të jenë të pranishme madhësi të ndryshme, modele të ndryshme si dhe materiale të ndryshme të çantave.

Me kohë ju kemi prezantuar modelet më të reja të gardërobës për sezonin e ardhshëm, të dominuar nga rrudhat dhe  palët. Nëse do të dëshironit që gjithmonë të jeni  në shpirtin e modës, për mbrëmje me vete mbani një çantë nga një material i butë i lëkurës apo nga ndonjë material tjetër me palë esenciale. Ndoshta diç më të madhe mund ta  mbani për ndonjë rast tjetër gjatë ditës.

Stili për të rënë në sy

Të gjithë kërkojnë diçka për vete, mjafton ta gjeni një çantë me përmasa të thjeshta dhe me siguri se do të bini në sy për nga stili juaj. Për shumë zonja të cilat kënaqen me këto detaje, Karl Lagerfild për „Chanel“ ka disenjuar një koleksion mjaft romantik të çantave me ndërthurje dhe endje të ndryshme, pastaj disa të punuara me grep dhe me detaje nga lulet, të cilat do të mund t’i mbanit në raste të ndryshme. Diçka të ngjashme do të mund t’i gjenit edhe në shitoret e vendit tonë.

Për sezonin e sivjetmë në trend janë  ngjyrat, prandaj provoni të gjeni çantën me një kolorit  të pasur.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: