Domethënia e këpucëve tuaja për meshkujt

A e keni ditur se kur meshkujt shikojnë këmbët tuaja, ata nuk e bëjnë këtë vetëm që të kënaqen me bukurinë e tyre, por edhe për të parë se çka keni mbathur.

Është konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka mbathur.
Ja disa të dhëna interesante.

 

1. Nëse keni mbathur atlete (patika) të shtrenjta

Mashkulli do të mendojë: „Ajo ose është sportiste kulmore që fiton shumë, ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije, drekë... Apo, thjeshtë i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe“.

2. Nëse keni mbathur atlete të thjeshta

Ai do të mendojë: „Është e lumtur në martesë, a fëmijë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është edhe krejt kështu zi, atëherë ajo thjeshtë nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme“.

3. Nëse keni mbathu këpucë, a çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta

Do të mendojë: „Ajo me të vërtetë është e dashuruar në veten e saj, por kjo i rri shumë mirë“.

4. Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’

Mashkulli do të mendojë: „Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kaloj një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë me gjasë nuk fiton shumë.“
 
5. Nëse keni mbathur këpucë të zeza, me taka jo të larta

Do të mendojë: „Hëm… Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe.“

6. Nëse keni mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe

Ai do të mendojë: „Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit... Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë ‘të ktynehershit’ (demode), e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kam fëmijë?“

7. Nëse mbathni “mokasine”

Ai do të mendojë: „Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste“

8. Nëse keni mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti
 
Ai do të mendojë: „Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike, apo të bendeve për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është... “

9. Nëse keni mbathur këpucë „Dr Martens“

Ai do të mendojë: „Pa dyshim bën pjesë në ndonjë bend, apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë... “

10. Nëse keni mbathur çizme „kaubojsh“
 
Mashkulli do të mendojë: „Uh, Amazonia! Kuku për mua edhe pse, ka edhe diçka seksi“

11. Nëse ju sheh me sandale sportive
 
Ai do të mendojë: „Ndoshta i pëlqen ‘surfimi’, është flirtuese dhe me gjasë puthet për mrekulli. Po, asaj me të vërtetë i pëlqejnë meshkujt! Ndoshta kjo është tepër për shijen time... do të shohim “

12. Nëse ju sheh me nallane

Mashkulli do të mendojë: „Ndoshta është mjeke e re që ka dalë në pauzë… Mrekulli! Apo mundet edhe të ketë vetëbesim tepër të lartë, apo thjeshtë është e çuditshme.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: