Moda për sezonin e pranverës 2010

Për sezonin e ardhshëm pranverë/verë të vitit 2010, kreatorët kanë paralajmëruar mbizotërimin e rrobave me rrudha dhe palë, prandaj është momenti i fundit që edhe ju të blini të paktën një rrobë të tillë

Pranverën, e cila vetëm sa nuk ka ardhur, zonjat e vërteta do ta presin me fustane si ‘perde’ (draping), apo edhe me bluzë dhe pantallona të tillë. Shumica e disenjatorëve kanë paralajmëruar se në koleksionet e tyre për pranverë/verë të vitit 2010 do të përfshijnë rroba me rrudha, palë dhe dantella.

Fustanet e tilla, por edhe fundet, bluzat, por edhe pantallonat, që janë paraqitur nga shtëpitë e njohura të modës, si „Burberry“, Donna Karan, „Lanvin“, por edhe „Tommy Hilfiger“, përcjellin linjën e trupit dhe në mënyrën më të bukur theksojnë anët pozitive të trupit tonë. Stili i paevitueshëm greko-romak i veshjes nënkupton edhe përdorimin e rripave.

Sa u përket ngjyrave, ato janë kryesisht të ndritshme dhe pastele, por disa disenjatorë, sikur Oscar de la Renta, Stella McCartney dhe John Gallian, kanë eksperimentuar edhe me një kolorit të fuqishëm dhe të theksuar. Në koleksionet e tyre, që u dedikohen zonjave të gëzuara dhe romantike, janë të pranishme edhe palët. Ky detaj valëvitës në gardërobë sidomos është theksuar në modelet e Stella McCartneyt.

Palët mund të jenë klasike, sikur që jemi mësuar t’i shohim në fundet skoceze, por ato duken mjaft interesant edhe kur vendosen horizontalisht apo në pozitë diagonaleje, në formë të palëve zbukuruese në bluza, fustane dhe funde.

Sa u përket stofrave, dominojnë mëndafshi, sateni, etj. Pa marrë parasysh se për çka do të përcaktoheni, me rëndësi është që stofrat të jenë të lehtë dhe të bien lirshëm, duke përcjellë figurën e trupit.

Me ardhjen e ditëve të para me diell, mos harroni as çantat me rrudha, të cilat do të jenë përsëri në modë, qoftë të bëra nga lëkura, apo nga ndonjë material tjetër.





 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: