;)

Aknet në moshë të rritur

Sprejet për formësimin e flokëve, stili i gabuar i flokëve apo epilimi i qimeve në fytyrë janë shkaktarët kryesorë të akneve në moshë të rritur, të cilat mjekohen me pastrim, piling.

A ka më keq sesa të kesh njëkohësisht edhe rrudha e edhe akne. Kjo nuk është një fantazi, meqë të dhënat e Akademisë dermatologjike amerikane tregojnë se më shumë se gjysma e femrave më të moshuara se 25 vjet kanë probleme me miteserë (puçrra të zeza) dhe akne. Edhe nëse gjatë adoleshencës nuk keni pasur probleme me akne, ato mund të paraqiten edhe pas moshës 20 vjeçare. Edhe pse duken sikurse aknet e adoleshentëve, aknet e të rriturve shfaqen gjetiu dhe për arsye të tjera. Tinejxherët kanë zakonisht akne në ballë dhe në gjysmën e epërme të fytyrës, kurse te të rriturit aknet më së shpeshti hasen më poshtë, sidomos në mjekër. Përpos kësaj, te të rriturit zakonisht bëhet fjalë për akne nënlëkurore, e jo për puçrra në sipërfaqe të lëkurës. Fajtorët kryesorë janë hormonet, sasia e të cilëve ndryshon me vite, e te femrat më së shumti theksohen para menstruacioneve, në sindromën premenstruale (PMS).
Por, aknet te të rriturit shfaqen edhe për shkak të kujdesit të gabuar ndaj fytyrës dhe flokëve. Preparatet për formësimin e flokëve shpesh përmbajnë vajra të cilat vijnë në kontakt me fytyrë dhe ballë, me ç’rast bakteret mbesin të ngujuara në lëkurë, e si rezultat të kësaj kemi një ten jo të pastër. Për shkak të poreve të infektuara, balli do të skuqet dhe do të mbushet me miteserë të mërzitshëm. Problem i shpeshtë janë edhe balluket, të cilat mundësojnë që bakteret të rrinë në ballë dhe të shkaktojnë probleme. Dëmin më të madh e shkaktojnë preparatet në sprej meqë me rastin e përdorimit depërtojnë te të gjitha poret e lëkurës. Dermatologët preferojnë pastrimin e fytytës me tonik të butë.

Epilimi i fytyrës

Heqja e qimeve me dyllë apo duke i rruar ato, shkakton ënjtje të lëkurës, ku kontribuojnë edhe preparatet agresive joadekuate që përdoren pas epilimit. Aknet shpesh shoqërohen me skuqje, e cila mjekohet me kremra të veçanta, të përshkruara nga mjeku. Në vend që ta blini kremin vet në barnatore, më mirë është që të këshilloheni me dermatologun. Përdorimi i hidrokortizonit mund ta qetësojë inflamacionin, kurse kundër baktereve mund të ndihmojnë preparatet me shenjën “non-comedogenic”, gjë që dmth se nuk i mbyllin poret e lëkurës.

Lëkura e thatë ka nevojë për piling

Lëkura e thatë e cila qërohet dhe kruhet është e përshtatshme për paraqitjen e akneve, meqë qelizat e vdekura të lëkurës që bien vazhdimisht, mbyllin poret e lëkurës me ç’rast vjen deri te shumimi i madh i baktereve. Pilingu nënkupton largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Nëse pilingu bëhet me preparate të buta, tri herë në javë, atëherë mbohet lëkura nga paraqitja e akneve. Pas pilingut duhet të përdorni kremë hidratuese.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: