1. Nëse ju nevojitet një orendi e rëndësishme
shtëpiake por nuk keni para ta blini…
a. Do të mblidhni para pastaj do ta blini,
b. Do të paguani me këste,
c. do të përdornit kartën kredit e do ta linit problemin
për më vone.
2. Nëse keni blerë një veshje shumë të shtrenjtë:
a. E pranoni para partnerit/es tuaj se e keni blerë,
b. Nuk i thoni të vërtetën që të shmangni sherrin,
c. Nuk i thoni të vërtetën se ju pëlqen të keni
sekrete.
3. Për çfarë shqetësoheni më shumë nga problemet
e mëposhtme:
a. Për personin tuaj,
b. Për shpenzimet mujore,
c. Si do të siguronit paratë për pushimet vjetore.
4. Për sa kohë mesatarisht qëndroni në një
punë:
a. Më pak se dy vjet,
b. Nga dy deri në pesë vjet,
c. Më shumë se pesë vjet.
5. Nëse dikush ju bën një pyetje të paqartë:
a. Skuqeni dhe belbëzoni,
b. Zakonisht mendoni një përgjigje, por pastaj, kur
është tepër vonë, do të donit të kishit thënë diçka tjetër,
c. Mendoni mjaft shpejt se si t’i shmangeni.
6. Nëse një mbrëmje nuk keni ndonjë plan, ose
nuk dini në fakt çfarë do të bëni:
a. Jeni të shqetësuar, e i telefononi ndonjë miku,
b. E kënaqur do të merreni me leximin e ndonjë
libri, me televizor ose me disqet tuaja të preferuara,
c. Ndiheni e mërzitur.
7. Si ndikojnë tek ju grindjet:
a. Më shqetësojnë,
b. Më nervozojnë, gjithmonë humbas qetësinë,
c. Më sëmurin, nuk i duroj dot.
8. Për shokun: Çfarë do të donit t’ju sillte për
ditëlindje?
a. Një darkë të shkëlqyer për të dy,
b. Një mbajtëse pajisjesh veglash,
c. Një libër me problemet e seksit.
8. Për shoqen: Çfarë dhurate ju entuziazmon
më shumë?
a. Një tufë trëndafila të kuq e një shishe parfum,
b. Një makinë larëse pjatash,
c. Rroba të brendshme seksi.
9. Në cilën nga restorantet e mëposhtme do
preferonit të kalonit një darkë:
a. Në një restorant luksoz e të bujshëm që e
frekuentojnë njerëz të dëgjuar,
b. Diku, ku problemet e gatimit i vlerësojnë më me
seriozitet se zbukurimi,
c. Në një tavernë të vogël, jo të zhurmshme.
10. Nëse duhet të kaloni ditëlindjen pa të
dashurin:
a. Do të bënit një “disko” për vete,
b. Do të binit në shtrat e do të qanit,
c. Do ta shtynit festën derisa të kishte mundësi e
të vinte ai.
11. Doni qe jeta të ketë:
a. Një ritëm të qetë e të qëndrueshëm,
b. Një farë rutine dhe një surprizë,
c. Të mos jetë e parashikuar, çdo ditë të ndryshojë
nga tjetra.
12. Marrëdhëniet seksuale kanë qenë:
a. Të gjalla në fillim e më të qeta në vazhdim,
b. Mjaft të mira gjatë gjithë kohës,
c. Si vera e mirë. Përmirësohen me kalimin e kohës.
13. Do të preferonit të banonit:
a. Në një apartament në qendër të qytetit,
b. Në një shtëpi më të madhe në periferi,
c. Në një vilë fshati.
14. Nëse një darkë e pasur e rezervuar anulohet
në rastin e fundit, si ndiheni:
a. Se nuk mund të bazohesh në asgjë,
b. Filozofoni; gjithmonë ka një herë tjetër,
c. Shumë e dëshpëruar.
15. Si ju pëlqen të bëni dashuri:
a. Në krevatin tuaj,
b. Në çdo krevat, mjafton që të dëshironi,
c. Në çdo vend ekzotik që mund të gjeni.
16. Besoni se festat janë:
a. Një rast për të shpenzuar shumë,
b. Një rast për t’u mbledhur familjarisht,
c. Një rast për të dashuruarit.
17. Çfarë preferoni të hani:
a. Një pjatë me makarona,
b. Fruta të freskëta,
c. Akullore.
18. Nëse do ju gradonit, do të thoshit:
a. Po, ju lutem,
b. Do të doja të mendohesha,
c. Kujt, mua?
19. Besoni se fëmijët janë:
a. Një përgjegjësi serioze,
b. Gëzim,
c. Bela.
20. Prindërit tuaj janë:
a. Të lumtur në martesë,
b. Të dëshpëruar në martesë,
c. Të ndarë ose të shkurorëzuar.
21. Kur preferoni të bëni dashuri:
a. Në mëngjes,
b. Pasdite,
c. Në darkë.
VLERËSIMI
|
|
1 |
2 |
3 |
4 |
5 |
6 |
7 |
8 |
9 |
10 |
11 |
12 |
13 |
14 |
15 |
16 |
17 |
18 |
19 |
20 |
21 |
|
a |
0 |
0 |
0 |
1 |
0 |
0 |
0 |
10 |
5 |
10 |
0 |
10 |
10 |
50 |
10 |
0 |
10 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
b |
5 |
5 |
5 |
5 |
5 |
5 |
50 |
0 |
0 |
5 |
5 |
5 |
10 |
10 |
5 |
5 |
5 |
5 |
10 |
0 |
0 |
|
c |
10 |
1 |
0 |
1 |
0 |
0 |
1 |
0 |
1 |
0 |
0 |
5 |
10 |
0 |
0 |
0 |
0 |
5 |
5 |
10 |
5 |
PËRGJIGJET:
0-65 pikë: Tipi juaj nuk është për
çdo lidhje dhe ju e dini këtë. Anët e
mira të një lidhjeje kanë pak rëndësi
për ju. Shihni vetëm anët e këqia të
saj. Pra nëse kërkoni përsosmërinë
vazhdoni të kërkoni dhe nëse e gjeni,
qëndroni e qetë. Mund të shfaqen
çaste të veshtira, por që nga çasti që
ju interesojnë do të gjeni gëzimin e
jetës.
70-140 pikë: Vetëm mendimi se do
të pini verë nën dritën e qirinjve e do
t’ju ofrojnë lule ju bën të tërhiqeni nga
flaka e një dashurie të re, qoftë dhe të
dyshimtë. Zgjedhja ndërmjet një kandidati
tërheqës dhe mërzisë pranë një
të vjetri ju fut në siklet. Por, fillimi ju
pëlqen shumë më tepër se mesi dhe
fundi. Këshilla më e mirë për ju është
që idetë tuaja të mbeten vetëm në
mendjen tuaj. Zbatimi i tyre do ju zhgënjente
dhe ka mundësi që t’ju shkatërronte.
145-210 pikë: Jeni të ndërtuar për
peripeci erotike, keni nevojë për emocione
dhe entuziazmoheni para dyshimeve
dhe ndryshimeve. Sido që
të jetë, sekreti është për ju si kripa në
gjellë. Keni nevojë të dashuroheni
shpesh dhe nuk doni lidhje të gjata.
Prandaj bëni kujdes në zgjedhjen e
miqve.



