Tharësja e flokëve dëmton flokët

Gjatë fshirjes së flokëve me peshqir nuk duhet që t’i fërkoni ato, meqë pas larjes ato shumë lehtë dëmtohen

Nëse nuk jeni e kënaqur me pamjen e flokëve tuaja, me gjasë fajin  keni vet, meqë i keni shkatërruar flokët me tharëse, brushë, apo me preparate të tjera kimike.

Regjeneratorët apo preparatet për drejtimin ose dredhjen e flokëve duhet t’i qitni në dorë në sasi sa një monedhë dhe duhet më pas t’i veni në flokë, tufë pas tufe, nga gjysma e poshtme e flokëve, deri në majë.

Flokët nuk duhet tharë me tharëse elektrike, e cila është e dëmshme sidomos nëse përdoret kur flokët janë ende të lagëta, kur sapo keni dalë nga banja. Për këtë shkak, flokët duhet t’i mbështillni me peshqir dhe t’i shtrydhni që të teren sa më shpejt. Më së miri është që ato të lihen të teren vetvetiu.

Gjatë fshirjes së flokëve me peshqir nuk duhet që t’i fërkoni ato, meqë pas larjes ato shumë lehtë dëmtohen. Më pas mund ta veni preparatin për kujdes ndaj flokëve, për formësimin e tyre, apo për mbrojtje nga temperaturat e larta.

Tharja e flokëve me tharëse elektrike, përpos që i dëmton ato, ajo i bën flokët edhe që të duken më keq, meqë ndikon në ngritjen e shtresës së epërme të qimeve, duke i bërë flokët që të duken të parregullta dhe të thara. Edhe krehri i keq mund të jetë përgjegjës për një pamje të keqe të flokëve.

Për flokët e bujshme, gjatë tharjes, duhet përdorur një krehër i trashë, rrumbullak, me dhëmbë të rrallë.

Disa lloje të flokëve duhet që të rregullohen me gishta, gjatë tharjes, por nëse vëreni se flokët elektrizohen – duhet që gishtat t’i mbani larg tyre, derisa të mos jenë terë plotësisht.

Kaçurrelat natyrore gjatë tharjes së flokëve është më së miri që të mos preken fare, thonë ekspertët.

Për një pamje të përkryer të flokëve duhet ditur mirë sesi të përdoret krehri dhe tharësja elektrike, në temperaturë të ultë, thotë Ken Paves, i cili rregullon flokët e Jessica Simpsonit dhe Eva Longorias. Ndani flokët në tufa më të vogla dhe terni veç e veç.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: