Çka tregojnë tatuazhet tona

Femra që bën tatuazhe në pjesët intime të trupit të saj është e vetëdijshme se është seksualisht joshëse dhe ka vetëbesim të lartë, thotë ekspertja Judi James

Meshkujt që nuk duan të duken të sipërfaqshëm bëjnë tatuazhe të shenjave mistike apo kulte, por e meta e këtyre meshkujve është se shpesh mbyllen në vetvete dhe ndihen të pakuptuar, e ata që bëjnë tatuazh me emrin e të dashurës së tyre, pa menduar mirë, në të shumtën e rasteve janë optimistë të papërmirësueshëm, të cilët për secilën femër me të cilën dashurohen, mendojnë se është “ajo e vërteta”.

As të famshmit nuk janë imunë ndaj lëshimeve të këtilla. Edhe pse Angelina Jolie kishte treguar përmbajtje nga bërja e tatuazheve me emrin e të dashurve të saj, pasi që ishte dashuruar në Billy Thorntonin, kishte bërë një tatuazh me gjarpër aziatik, ku mbi të kishte shkruar Billy Bob.
- Kurrë më nuk do të jem aq e marrë që të bëj tatuazh me emrin e ndonjë mashkulli – ka thënë Jolie pas pesë vizitave në një klinikë për heqjen e tatuazhit me laser, ku edhe pas këtij tretmani, tatuazhi në fjalë ende vërehet pak.     
Pas ndarjes nga ky mashkull, ajo kishte bërë një tatuazh tjetër, me fjalët “know your rights” (njihu me të drejtat tua), si përkujtim i shfrytëzimit të saj nga Bobi, por si kujtim nga ai i ka mbetur edhe një tatuazh në pjesët intime të trupit, ku heqja e tij do të shkaktonte tepër dhembje.
- Femra e cila bën tatuazhe në pjesët intime të saj, ka një vetëbesim tepër të lartë dhe e di se është seksualisht atraktive – thotë Judi James.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: