Ndryshimet fizike dhe psikologjike

Psikologët shpjegojnë evolucionin ndërmjet femrave dhe meshkujve

Psikologë të zhvillimit kanë krijuar një teori për të shpjeguar origjinat e ndryshimit mes meshkujve dhe femrave. Psikologjia e zhvillimit është teoria më e njohur e cila ka si bazë të saj që në 2002-shin, të shpjegojë se cilat janë ndryshimet më të dukshme mes dy gjinive, asaj femërore dhe mashkullore. 

Sipas perspektivës evolucionare, ndryshimet njerëzore mes sekseve pasqyrojnë presionin e ndryshimeve fizike dhe forcës natyrore të shoqërisë mes meshkujve dhe femrave në kohët e lashta.

Besohet se secila gjini pasqyronte nxitje të ndryshme dhe se ndryshimi i gjendjes riprodhuese ishte çelësi i tiparit të jetës së atëhershme. Kjo rezultoi në mekanizma të evoluara specifike që njerëzit i mbartin me vete, këto janë shkaqet e sjelljes së ndryshme mes gjinive.

Dy gjinitë zhvilluan strategji të ndryshme për të siguruar mbijetesën e tyre dhe arritjen e riprodhimit. Kjo shpjegon shumë mirë arsyen pse meshkujt dhe femrat ndryshojnë psikologjikisht. Specialistët evolucionarë shpjegojnë se ndryshimet mes gjinive janë të bazuara në një edukim të ndryshëm prindëror.

Duke qenë se femrat mësojnë më shumë për filizat e riprodhimit, ato kanë të zhvilluara tiparet që ndihmojnë përmirësimin e mundësive që secili filiz të mbijetojë.

Meshkujt

Janë më pak të shqetësuar për riprodhimin dhe janë më pak të zgjedhur për t’u pasur shokë. Sipas studiuesve natyra e njeriut dhe tendencat psikologjike janë të ndërtuara gjenetikisht.

Faktorët shoqërorë veprojnë si shenja të cilat bashkëveprojnë me gatishmërinë e çdo njeriu për t’iu përgjigjur në një formë të caktuar joshjes apo nxitjes seksuale.

Teoria shoqërore strukturore hedh idenë se shkaku kryesor dhe ndoshta më i rëndësishëm për ndryshimet mes dy gjinive është përbërja shoqërore. Meshkujt dhe femrat kanë tendencën të kenë role të ndryshme në shoqëri, ata bëhen të ndryshëm psikologjikisht për t’iu përshtatur roleve të tyre shoqërore.

Ndryshimet mes gjinive nuk janë të bazuara psikologjikisht, por janë të ndikuara nga shoqëria. Mendohet se situata të caktuara të vëna përballë secilës gjini janë të ndryshueshme në shoqëri, kultura dhe periudha historike të ndryshme dhe vijnë si “kundërpërgjigje” ndaj organizimit të shoqërisë, teknologjisë apo ekologjisë. Duke qenë se meshkujt janë më “mëdhenj” dhe të fortë atyre u jepet më shumë vëmendje dhe respekt nga shoqëria.

Ndryshimet

Ndryshimet fizike ndikojnë në rolet e mbajtura nga meshkujt dhe femrat, sepse njëra prej gjinive do të përmbushë disa aktivitete specifike më mirë se sa tjetra.

Çdo performancë nga njëri seks përcakton vendndodhjen e tij në përbërjen e shoqërisë. Me ndryshimet fizike secila gjini zhvillon tipare të cilat përshtaten me rolin e tyre në shoqërinë që ata jetojnë.

Meshkujt të cilët kanë fuqi të madhe dhe shumë ndikim në shoqëri paraqesin sjellje më dominuese. Ndërsa roli i femrave klasifikohet zakonisht me më pak ndikim, ndaj mendohet se kjo është arsyeja që ato paraqesin sjellje nënshtruese.

Teoria e shoqërisë i sheh ndryshimet mes gjinive si janë të ndërtuara në formën e një tendence për t’iu nënshtruar rolit shoqëror. Kjo teori thekson se zgjedhja e bashkëshortit nga femrat nuk përqendrohet vetëm në riprodhimin e fëmijëve, por gjithashtu edhe në fuqinë e rolin shoqëror të mashkullit.

Përzgjedhja e bashkëshortit nga femrat është një mënyrë për të ngritur edhe më lartë nivelin e tyre shoqëror.


 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: