Bëhet fjalë për shprehitë e meshkujve në seks, të cilat, besuat apo jo, janë të padurueshme për të dashurat tona
1. Pas seksit, ai kthehet në anën tjetër dhe ia kërcet gjumit
Pas orgazmës, meshkujt hyjnë në fazën ku humbin interesin për seks dhe, për shkak të sekretimit të hormonit serotoninë, bëhen të përgjumur. Prandaj femrat nuk do të duhej që këtë t’ia shohin për të madhe të dashurit të tyre. Nëse burri, pas seksit, menjëherë bëhet i ftohtë,
refuzues, apo nëse menjëherë çohet nga shtrati dhe fillon që të vishet, kjo dmth se atë e mundojnë mendime të rënda. Ndoshta është duke kaluar nëpër ndonjë krizë.
2. Natyra është treguar dorëlirë me ‘burrërinë’ e tij, e ai mendon se kjo mjafton për seks të mirë
Kjo zakonisht ngjanë me njerëzit e bukur, të cilët mendojnë se vetë fakti që janë të tillë, apo që kanë më shumë ‘centimetra’, mjafton që ta kënaqin partneren dhe nuk duhet fare të mundohen në këtë drejtim. Nga të gjitha shprehitë e këqija, kjo përmirësohet më së vështiri, për shkak se ata që janë të vetëdijshëm se janë të bukur, për nga natyra janë shumë të prekshëm.
3. I jep zor, sikur është në garë vrapimi
Nëse femra ka përshtypjen se burri e ledhaton mekanikisht dhe e ndërron pozën çdo 20 sekonda, kjo ndoshta dmth se ai nuk e njeh sa duhet seksualitetin femëror. Duhet që femra t’ia shpjegojë mashkullit dëshirat e saj. Nëse femra frikohet se një gjë e tillë do ta frikësojë mashkullin, atëherë ajo duhet t’ia kapë atij dorën dhe t’ia vendosë ku të dojë. Apo, ajo mund ta zgjidhë një pozë ku dominon.
4. E tejkalon paralojën dhe kalon menjëherë në seks
Gati të gjithë meshkujt e dinë se ledhatimet janë shumë të rëndësishme për femrat, meqë gjatë paralojës organizmi i saj përgatitet për penetrim. Mashkulli që e injoron një gjë të tillë, është një egoist i papërmirësueshëm. Nëse doni që burri juaj ta ndryshojë një sjellje të këtillë, është mirë që t’ia thoni menjëherë, pa hezitim, apo t’i tregoni duke e ledhatuar atë, se si doni që edhe ai t’ju ledhatojë juve.
5. Të gjithë e kemi pozën tonë të preferuar, por ai është fiksuar pas njërës
Ndoshta kjo ka të bëjë me karakterin e tij? Por, nëse jashtë shtratit burri juaj është një person interesant dhe kurioz, atëherë ka të ngjarë që është i pasigurt në seks. Ndoshta frikësohet se, po të provojë me diçka të re, do të dështojë. Në këtë rast, atij i duhet përkrahja juaj. Thoni se ai është dashnori ideal, të cilin gjithmonë e keni ëndërruar.
6. Flet fjalë banale në momentet e kënaqësisë më të madhe
Ai i cili nuk është në gjendje që të bëjë dashuri në qetësi, tregon nevojën që ta përforcojë kënaqësinë e tij. Për personin e tillë, kënaqësia fizike dhe dashuria janë dy botë paralele. Ajo që është e sigurt, është se ai në të vërtetë nuk mendon për atë që e thotë. Ato fjalë më shumë ia thotë vetes, sesa gruas së tij. Ndryshimi i kësaj shprehie mund të jetë tepër e vështirë. Ndoshta është mirë që gruaja të përgjigjet ndaj këtyre vulgariteteve me fjalë të mira e të buta.

