Manitë në Hollivud janë bërë si të shtëpisë. Ka nga ata vipa që hanë vetëm ushqime njëngjyrëshe, të tjerë që ‘sfiliten’ nga aktiviteti fizik për të qenë sa më në formë, të tjerë akoma që i dedikohen tërësisht besimeve ose filozofive të ndryshme për të pastruar shpirtin e tyre.
Një herë e një kohë shprehja ‘nëse dëshiron të dukesh i bukur, duhet të vuash pak’, kishte tepër domethënie.
Atëherë të gjithë iu drejtuan dietës, gjimnastikës, ose veshjeve torturuese. Tani duke parë tendencat e fundit, është e rëndësishme të modifikohet thënia ‘nëse dëshiron të dukesh sa më tërheqës, nuk duhet të jesh aq i pastër’.Në fakt janë të shumtë yjet që kanë larguar sapunin nga e përditshmja për arsye estetike dhe shëndetësore.
Le të përmendim disa emra: Christina Aguilera, për shembull. Këngëtarja mund të mos jetë një vajzë ‘e pastër’, por më tepër një vajzë ‘me fondatinë dhe zgjatje flokësh’. Deklarimet e dashurisë së saj për atë pak detergjent mbërrijnë nga punët e saj. Mesa duket Christina, është një përkrahëse e çuditshme e teorisë: “ Përse të humbas kohë duke u larë, kur është shpikur parfumi që mbulon çdo lloj arome?”. Dhe rezultati mund të ishte ‘vajza do të mbante aromën e një adoleshenteje pas një nate në diskotekë’. Për të mos folur më pas për ato persona që nuk kanë asnjë kurim për pastrimin e këmbëve të tyre. Keira Knightley është fotografuar ndërsa ecte këmbëzbathur nëpër Londër, ndërsa Britney Spears kohë më parë, pikërisht e fiksuar pas manisë për të ecur gjithmonë me këmbët e zbathura është përballur me një shiringë dhe ka përfunduar në spital për shkak të një krize.
Edhe ylli i ‘Lost’, Evangeline Lilly, tepër e besueshme ndaj personazhit të saj televiziv ‘shpëtimtare’ ka braktisur çorapet, nëse do t’i referoheshim fotove edhe sapunin nga gardëroba e saj. Aktorja më e adhuruar dhe më e paguar e Hollivudit "Pretty" Julia Roberts ka qenë fotografuar vite më parë para prezantimit të një filmi të saj, ndërsa përshëndeste fansat e saj, duke u demonstruar atyre përzgjedhjen (mos depilimin e këmbëve). Këto ditë është shfaqur një tjetër e vërtetë që nuk mund të jetë tjetër veçse Roberts, e cila nuk shkëlqen nga pikëpamja e pastërtisë. Aktorja në fakt ka deklaruar se nuk i lan flokët për javë të tëra. Arsyeja? Sipas asaj që i ka thënë parukieres, është e vetmja mënyrë për të mbajtur të rregullt flokun e saj. Mund të jetë e vërtetë ( në kohët antike femrat kishin flokë të gjatë e të bukur), por asnjëra nuk mendonte aspak për bashkëshortin i cili flinte së bashku me të?



