Aktualiteti.com

Preferenca e VIP-ave për ushqimet e dëmshme

E-mail Print

Hamburger, patate të fërguara dhe gjalpë industrial. Kjo është menyja më e preferuar për yjet në Hollivud, duke filluar nga Christina Aguilera, Brtiney Spears e duke kaluar tek Drew Barrymore.

Ashtu sikurse edhe John Travolta thekson, ‘është bukur të hash’. Sigurisht që do të ishte më mirë që të përdoreshin ushqime të shëndetshme, por dihet që është më e thjeshtë rruga e zgjedhur prej tyre, që të shpie tek ushqimet e momentit.

Ndërsa këngëtarja e famshme Aguilera është shprehur: “Jam tërësisht e varur nga kjo metodë e të ushqyerit”. Në çdo rast Christina është në shoqëri të mirë me guston e ushqimit. E vetmja diferencë është se ajo dhe Barrymore kërkojnë të konsumojnë në çdo mënyrë kaloritë në mënyrë të tepruar, ndërsa Spears, shëndetin e tepërt nuk e sheh si problem të momentit.

‘Përpiqem të ha sa më pak të jetë e mundur, thekson Christina Aguilera, edhe përse jam e fiksuar dhe kam frikë nga infarkti”. Kështu betohet se nën frena pasionin e saj për ushqimin- ‘e ndaluar’ e vë vetëm mendimi se shëndeti mund të rrezikohet nga probleme serioze. “ Nuk jam më një fëmijë- është shprehur në revistën angleze "Tv Hits". Jam një femër që duhet të kujdesem për veten. Mbi të gjitha një femër që nuk dëshiron të shëndoshet”.

Edhe pse është tepër e vështirë të heq dorë nga ushqimet kalorike. Këtë varësi nga të njëjtët ushqime e pranon edhe aktorja 31 vjeçare Drew Barrymore, e cila gjithmonë ka ndjekur një jetë me epitetin ‘vajzë e keqe’. Deri në suksesin e mbërritur në moshën 7 vjeçare me E.T. të Spielberg. "Nuk di të gatuaj- tregon në faqen e Contactmusic – kështu që unë dhe i dashuri im, Fabrizio Moretti (baterist i Strokes), porosisim drekën në fast food". Për të rregulluar ‘dëmtimet fizike’, drejtohen menjëherë tek yoga, vrapi dhe ushtrimet fizike. Nëse nuk do të vepronin kështu, atëherë si mund të zhvillonin pjesën e Charlie's Angels?

Britney Spears fotografohet në rrugë ndërsa mbante në dorë pije të gazuara dhe hamburger. Ndoshta kjo nuk është menyja e përshtatshme që duhet të ndjek një femër.