Palltot më të mira këtë sezon

Nëse i përcillni trendët më të rinj të modës, shikoni se çfarë palltosh për sezonin e ardhshëm sugjerojnë kreatorët e njohur të modës. Kur niseni në shoping, mund të zgjidhni në mes të qepjeve të ashpra, gati klasike nga modelet drap në formë të shtrirë. Janë materiale të ndryshme, nga leshi dhe stofi i leshit, materiale me teksturë të theksuar, materiale metalik, etj.

Minimaliste

Palltoja e gjerë e cila për nga qepja të kujton pelerinën, sikur kjo që është dizajnuar nga Hana MekGibon, shumë lehtë do të përshtatet me stilet e ndryshme të rrobave. Ky model më së miri do të duket nëse është i punuar nga materiali në paletën e toneve të ngrohta të vjeshtës.

 
Qepjet e përkryera

Palltot me qepje të forta, me qepje femërore me pjesë drapi, do të duken të përkryer përkrah çizmeve ultramoderne të larta apo pantallona ‘cigaret’, siç i ka shpikur kreatorja Stella MekKartni.

 
Shik & shok

Siluetën e krahëve të theksuar, tandemi  i kreatorëve ‘Dolce & Gabbana’, e ka fituar me kombinimin e guximshëm të lëkurës me qime të gjata dhe të shkurta. Dezeni që bie në sy dhe ngjyrat, e bëjnë shumë atraktive, kështu që ky model u dedikohet damave të guximshme.

 
Miksi i ngjyrave

Tekstura e theksuar me stofin e tkurrur me dorë në pallton e “Enrico Coveri-it”, edhe më shumë është theksuar me kombinimin e fijeve të zeza dhe me ngjyra të ndryshme. Mjafton që plotësisht ta ngjall modelin e qepjes klasike.


 
Pelerina

Palltot femërore, kanë okupuar pistat e modës. Mund t’i vishni në mënyra të ndryshme, ndërsa gjithmonë do të dukeni ndryshe. Bëni që pelerina juaj të jetë nga gëzofi, sikurse ky që e ka dizajnuar kreatorja franceze Sofi Albou.

 
Futuristik

Ngjyra metalik dhe struktura interesante, i japin një sharmë të posaçëm këtij modeli me qepje të thjeshtë, të disenjatores japoneze Jun Ashida. Është ideale për raste të veçanta dhe ekskluzive.

 
 
Ngrohtë dhe rehatshëm

Pëlhura e thurur dendur “Missoni” me motive të vjeshtës, thjesht na tërheq që ta veshim këtë pallto. Kur dëshironi të theksoni figurën trupore, vendosni rrip përreth belit dhe do të fitoni një siluetë të përkryer.
 

Pamje femërore

Palltoja si kjo, me detaje nga gëzofi i qethur, sikurse modeli i disenjatore australiane Kollet Daningen, do të jap dozë të shikut dhe madhështisë pamjes suaj. Modeli me bel të tkurrur, thekson pamjen femërore.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: