Dashuria para provimeve ndihmon përqendrimin

Të bësh dashuri para provimeve ndihmon përqendrimin dhe mirëqenien psiko-fizike të studentëve që janë para sezonit të  provimeve. Ata që hyjnë në provim pas një marrëdhënieje të mirë gjenden më të freskët dhe më të motivuar para pyetjeve të komisionit.

Studiuesja e seksologjisë Simonelli,në universitetin “La Sapienza” të Romës, rrëzon mitin e hershëm të gjërave të ndaluara para provimeve, duke i sugjeruar të gjithë të rinjve që kalojnë çdo minutë në shoqërinë vetëm të librave dhe filxhanëve të kafesë, “të nxehen dhe shkunden paksa”. “Seksi është shumë i rëndësishëm për të shkarkuar ankthin dhe rrit përqendrimin” thotë  Simonelli

Të bësh dashuri, është e këshillueshme, por duke pasur parasysh edhe disa kushte.
Asnjëherë në orën 7.30 të mëngjesit, para se të shkosh në provim, por gjatë natës nuk ka asnjë problem. Megjithatë këshilla e saj, është që të rinjtë duhet po ashtu  të hanë, flenë, takojnë miqtë dhe madje edhe të bëjnë dashuri, si në jetën e përditshme ashtu edhe para provimeve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: