Këtë sezon, hit absolut janë qaforet e gjata të perlave, të cilat barten të lëshuara poshtë në dekolte, apo në disa rrathë
Qaforet e perlave janë njëra ndër stolitë të cilat kurrë nuk dalin nga moda. Të renditura në qafë, ato e pasurojnë stilin, duke e bërë më të rafinuar dhe më femëror.
Këtë sezon, hit absolut janë qaforet e gjata të perlave, të cilat barten të lëshuara poshtë në dekolte, apo në disa rrathë.
Popullaritetit të tyre të madh i kanë kontribuuar edhe zonjat e njohura të Hollivudit sikur psh aktorja Sandra Bullock, Eva Mendes, Rihanna, Sarah Jessica Parker e shumë të tjera...
Qaforet e perlave mund t’i bartni me kombinime të ndryshme të rrobave edhe atë jo vetëm me rroba elegante, meqë qaforet e perlave përshtaten mirë edhe me një stil më të lehtë, më joformal. Por, nëse ju janë mërzitur versionet e thjeshta, klasike të qaforeve të perlave, atëherë ato mund t’i kombinoni pa hezitim me stoli të tjera: të arta, argjendta, me gurë të çmueshëm, apo edhe me bizhuteri.
Natyrisht, e dimë se perlat e vërteta kushtojnë shumë shtrenjtë dhe, përkundër faktit se perlat e lira, që janë imitim i atyre të vërtetave, në fakt nuk kanë vlerën e njëjtë, në aspektin estetik thuajse nuk ekziston ndonjë dallim.
Për këtë shkak, nëse mund të pajtoheni me vetveten që të bartni perla ‘të rrejshme’, atëherë këtë gjë mund ta bëni pa pasur frikë se nuk do ta arrini efektin e plotë, sikur të kishit vënë perla nga ato më të shtrenjtat.



