Laboratori i njohur kozmetik “Ericson” ka shpikur një seri të re tretmanësh me teknologjinë më të re
Me shpikjet më të reja në industrinë e bukurisë, shumë zonjave do t’u plotësohet dëshira që të duken më të reja, më të freskëta dhe më të bukura pa shumë mund. Laboratori i njohur “Ericson” ka shpikur një seri tretmanësh me teknologjinë më të re.
‘Liftingu’ që ngadalëson plakjen
Shkencëtarët kanë zbuluar hormone bimore, të cilat lëkura i shndërron në hormon natyror të quajtur ‘D.H.E.’ duke penguar ndryshimet e lëkurës që paraqiten në pleqëri. Ky tretman
rigjeneron indin, përtërinë qelizat, forcon elasticitetin dhe dendësinë, duke lidhur lëngjet dhe yndyrat dhe duke e bërë lëkurën më të qëndrueshme ndaj infeksioneve. Ky tretman zgjatë rreth një orë e gjysmë.
‘Liftingu’ energjetik – formësimi i fytyrës me maskë të dyfishtë
Ky tretman jo agresiv shfrytëzon teknikën e mbushjes së rrudhave të thella në ballë, midis vetullave, në vijën që shkaktohet nga qeshja dhe në qafë, me një material biologjik. Njëkohësisht, ky tretman trajton dy zona:
Zona e parë është gjysma e epërme e fytyrës – me serum dhe me thartirë hialuronike mbushen rrudhat, përdoret edhe maska e quajtur ‘morfo fil’, e cila ndihmon absorbimin dhe formëson fytyrën. Ky tretman, krahas një freskimi të lehtë, liron sinuset, lehtëson dhembjen e kokës, relakson pjesët rreth syve dhe ballit.
Në zonën e dytë trajtohet pjesa e poshtme e fytyrës, me serum dhe maskë ‘morfo slim’. Me ndikim të ndërsjellë largohet yndyra nga faqet, qafa dhe gusha.
Tretmani zgjatë rreth një orë e gjysmë, kurse një herë në javë aplikohet seria prej 4-6 tretmanësh, varësisht nga mosha dhe problemet në lëkurë.
Tretmani ‘novacid’ me piling
Për lëkurën që ka humbur shkëlqimin, në të cilën kanë filluar që të paraqiten njollat pigmentuese, rrudhat sipërfaqësore dhe vragët, ky tretman është si i porositur. Ky tretman përdorë kombinimin e nëntë thartirave – thartirës glikolike, salicilike, laktike, askorbike, të bajameve, mollës, verës, asaj mukotike dhe të limonit, të cilat ndikojnë që lëkura të bëhet më e lëmuar, më shkëlqyese dhe më e fortë, me një strukturë më të mirë dhe me ten të unifikuar.
Zgjatë rreth një orë dhe bëhet seria prej gjashtë tretmanësh, një herë në javë.



