Harroni grimin e rëndë, ngjyrat e errëta janë të rezervuara për make-upin e mbrëmjeve – edhe atë në kombinim me tone pastele
Për këtë sezon, ekspertët e grimit propozojnë disa stile të grimit, ku theksi para së gjithash vihet në pamjen natyrore dhe në theksimin e syve. Për këtë shkak, lirisht mund ta harroni grimin e rëndë, ngjyrat e errëta janë të rezervuara për make-upin e mbrëmjeve – edhe atë në kombinim me tone pastele.
Pamja “fatale”
Si bazë duhet ta veni pudrën, e cila i jep fytyrës një freski të mirëseardhur. Sytë theksoni me kreon apo ajlajner dhe me kombinimin e dy nuancave – të ndritshmes dhe të errëtës, psh të ngjyrës së blirit dhe të qershive të egra. Në qerpikë veni dy tri shtresa të maskarës së zezë, kurse me nuancë adekuate të lapsit theksoni edhe vetullat. Në buzë duhet të vini buzëkuq me ngjyrë të kuqe korale, i cili do të bëjë që të dukeni më femërore dhe më dominuese.
Smoky eyes
Sytë e errët seksi janë zgjedhje e përkryer për mbrëmje. Edhe pse pamja klasike ‘smokey eyes’ nënkupton hijen ngjyrë kafe të errët, apo të zezë, kjo mund të arrihet edhe me ngjyra të tjera – vjollce, të gjelbër, të artë, etj, ku parimi mbetet i njëjtë. Në tërë kapakun e syve duhet të vini një hije të ndritshme. Më pas, me laps të zi duhet ta bëni një vijë në kapakun e epërm dhe në atë të poshtëm, duke e fshirë lehtazi me sfungjer apo brushë adekuate. Në kapakun e epërm, nga linja e qerpikëve deri te mesi, duhet ta veni një ngjyrë ‘të ngrohtë’, e përmbi, një ngjyrë ‘të ftohtë’ vjollcë. Me hijet e njëjta duhet ta theksoni edhe pjesën përgjatë qerpikëve të poshtëm. Në fund, pjesën nën vetulla ndriteni me hije të kadifenjtë, apo ‘mat’.



