Paragjykimet rreth femrave, sa të vërteta janë ato

Të gjithë ne jemi pre e paragjykimeve të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe paragjykimet rreth femrave. Shtrohet pyetja a janë ato sadopak të vërteta, apo thjeshtë, paragjykime
 
Ngjyra rozë është ngjyrë e vajzave

Para 90 vjetësh, ngjyra rozë konsiderohej e meshkujve. Edhe pse sot mendohet se e kaltra është ngjyrë për djemtë, e roza për vajzat, revista amerikane për femra, „Home Journal“, në vitin 1918 thoshte se ngjyra rozë është shumë më e fuqishme, prandaj u shkon më mirë djemve, derisa ngjyra e kaltër është më delikate dhe më e rafinuar, prandaj u përshtatet vajzave.

Femrat gënjejnë se kanë kokëdhembje kur refuzojnë seksin

Përkundër mendimeve të përgjithshme, se femrat përdorin arsyetimin se kanë kokëdhembje, vetëm për të mos bërë seks me burrat e tyre, del se ato në të shumtën e rasteve, megjithatë kanë kokëdhembje. Është parë se femrat janë për tri herë më të prira që të kenë kokëdhembje dhe migrenë sesa meshkujt.

Leshkuqet janë më të zjarrta

Femrat leshkuqe zakonisht konsiderohen më temperamente, por besohet edhe se kanë një apetit më të madh seksual. Në këtë rast, mund të themi se ky paragjykim deridiku është i saktë, meqë një shkencëtar gjerman thotë se jeta seksuale e leshkuqeve është më atraktive sesa ajo e leshzezave dhe leshverdhave. Ato kanë më shumë partnerë dhe janë më aktive.

Femrat janë vozitëse të këqija

Përkundër asaj se shumica e meshkujve janë të bindur në këtë, ata do të mbesin të befasuar kur ta marrin vesh se të dhënat statistikore flasin krejtësisht të kundërtën. Në fakt, femrat janë shumë më pak të involvuara në aksidente trafiku sesa meshkujt, si dhe shumë më rrallë gjobiten nga policët e trafikut.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: