Kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se sekreti i joshjes femërore fshihet në dallimin e diametrit të belit dhe kofshëve. Nëse diametri i belit është 70% nga diametri i kofshëve, mund të thuhet se femra ka proporcione ideale të cilat janë shumë të rëndësishme që ajo të jetë atraktive, më të rëndësishme sesa pesha e saj, madhësia e gjinjve, apo inteligjenca.
Kërkuesit shkencorë po ashtu kanë konstatuar se meshkujt janë në gjendje që këtë llogaritje ta bëjnë për një kohë shumë të shkurtër. Femrat që kanë trup si të Merilyn Monroes, Jessica Albas por edhe të Kate Mossit, nuk kanë vetëm trup të përsosur, por edhe të shëndoshë, thonë shkencëtarët.
Antropologu Barnabi Dickson nga Universiteti në Wellingtonu, në Zelandë të re, ka analizuar se çka i ka joshë meshkujt dhe femrat midis veti, gjatë periudhave të ndryshme historike. Një grupi vullnetarësh ai u ka dhënë disa foto që t’i shikojnë, ku në ato foto, gjinjtë, beli dhe kofshët ishin të ndryshuara me kompjuter. Edhe pse në fillim meshkujt kishin shikuar gjinjtë, ata më pas kishin treguar më shumë interesim ndaj femrave me trup si orë të rërës.
Ky raport midis belit dhe kofshëve u dërgon meshkujve një sinjal biologjik se ajo femër është në gjendje që të lindë pasardhës të shëndoshë.
Një pikëpamje e tillë ndaj bukurisë femërore mbretëron gjatë tërë historisë njerëzore, thotë dr Dickson, i cili shton se, për femrat, nuk ka pasur shumë rëndësi që meshkujt të jenë tepër të zhvilluar.
Femrat në fakt më shumë preferojnë meshkujt e dobët, paksa të feminizuar, meqë për to kjo është shenjë se ata do të jenë partnerë të përkushtuar.



