Punk estetika në koleksionin e modës vjeshtë/dimër 2010

Arti i rrobave të bëra me dorë ka inspiruar rroba autentike, të përshtatshme, të cilat kalojnë kufijtë e një sezoni.

Ndjenja individualiste për stil ka krijuar një veçanti të fuqishme të koleksionit “Diesel” për vjeshtë/dimër të vitit 2010. Arti i rrobave të bëra me dorë ka inspiruar rroba autentike, të përshtatshme, të cilat kalojnë kufijtë e një sezoni.

Rrjetat, zinxhirët dhe dizajnët e tjerë shprehin qëndrimin rebel. Këto modele japin lirinë që t’i bartni si të doni: ‘baloneri’ shndërrohet në pallto motoristike, kurse pulloveri bëhet çantë! Mund të bëhesh stilist i vetvetes në një botë ku rrobat nuk kanë kufij!

Bluzat e ndryshme karakterizohen me guaca, kurse fustanet janë të gjata e të gjera, të ngushtuar në bel me rrip punk. Edhe palltot e bëra me dorë mund të lidhen me rripa të tillë. 

Nuk mungojnë as dizajnët ‘ushtarakë’ të ngjyrës së gjelbër.

Rrobat e thurura (të leshta) janë të mëdha, por të rafinuara dhe krijojnë një kontrast të përsosur me lëkurën, derisa detajet e metalta japin shkëlqimin e nevojshëm për fustanet e ndejave.

E, sa i përket koleksionit të meshkujve, duhet të thuhet se lëkura ka vendin kryesor. Meshkujt e linjës së modës “Diesel” pritet të bartin pallto të lëkurës, me dy ngjyra. Stilet përshtaten me rrethanat, palltot transformohen në jelekë, palltot më të gjata mund të barten nga të dyja anët. Syzat e kuqe të diellit ngrohin sezonin dhe zbulojnë anën e dobët të meshkujve.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: