Botoksi tani përdoret edhe për flokë

Preparati me molekulë të re, e cila është quajtur “Intra-Cylane”, për momentin gjendet në përdorim vetëm në sallonet profesioniste të floktarisë

Një preparat i ri kozmetik përmban molekula të cilat ngjiten për flokë, duke riparuar vendet e dëmtuara.

Pas botoksit për gjinj, buzë, fytyrë dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit që duhet korrigjuar, në rend ka ardhur edhe botoksi për flokë. Thuhet se tretmani i flokëve me botoks përmirëson dëmtimet e flokëve, respektivisht ‘arnon’ pjesët e dëmtuara të flokëve, duke bërë që, pas tretmanit, flokët të jenë më të forta dhe më të bujshme. Efekti i tillë megjithatë largohet pas nja dhjetë larjeve të flokëve.

Ky tretman i ri me gjasë do t’iu interesojë shumë femrave. Preparati në fjalë është dizajnuar nga ekspertët e kompanisë “L'Oreal”, transmeton “Daily Mail”. Preparati përmban molekula, të cilat ngjiten për vendet që përmbajnë keratinë të dëmtuar. Dihet se keratina është pjesë përbërëse e flokëve. Përpos kësaj, këtij preparati mund t’i shtohen edhe vitamina dhe preparate shtesë për një shkëlqim më të madh të flokëve, duke e bërë atë shumë më efikas sesa regjeneratorët e ndryshëm që përdoren aktualisht.

Preparati me molekulë të re, e cila është quajtur “Intra-Cylane”, për momentin gjendet në përdorim vetëm në sallonet profesioniste të floktarisë, meqë duhet të jesh ekspert për të ditur sesi ta aplikosh atë. Ai preparat së pari aplikohet në flokë bashkë me shamponë, e pas tharjes, pjesa tjetër e tij vihet me spërkatës.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: