Gratë: edhe pas punës – punë!

Shtrohet pyetja pse njerëzit sillen në këtë mënyrë, apo thënë më mirë, pse nuk hezitojnë që ta sakrifikojnë shenjtërinë e pushimit?

E dimë se sapo ta lexojnë këtë titull, shumica e grave do të ofshajnë duke tundur kokën në shenjë miratimi, meqë me të vërtetë për shumë gra, jeta e përditshme konsiston në punë, punë dhe vetëm punë. Zgjohen në mëngjes, me njëmijë probleme ia arrijnë që të bëhen gati për në punë, për shkak se duhet të përgatisin mëngjesin për fëmijët, burrin. E, kur të përfundojë orari i punës, në vend që të shkojnë në shtëpi e të pushojnë, aty i presin obligime të tjera.

Por, ky artikull ka të bëjë edhe me atë se, shumë gra të punësuara, sikur edhe meshkujt, nuk arrijnë që t’i kryejnë të gjitha obligimet në vendin e punës, prandaj marrin material për të punuar edhe në shtëpi. Janë të shumta ato gra që edhe në mbrëmje nuk mund të rrinë rehat, por ju duhet që ta kontrollojnë postën elektronike dhe të përgjigjen në emailat e punës. Nëse shefi juaj është mësuar që ju të jeni ‘online’ 24 orë në ditë, atëherë ka shumë të ngjarë që ai ta keqpërdorë këtë favor tuajin.

Për të qenë më keq, kjo ndodhë edhe gjatë ditëve të fundjavës, bile në disa raste edhe gjatë pushimeve verore.

Shtrohet pyetja pse njerëzit sillen në këtë mënyrë, apo thënë më mirë, pse nuk hezitojnë që ta sakrifikojnë shenjtërinë e pushimit? A bëhet fjalë vetëm për atë se janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë? Sipas studimeve, njerëzit vendosin që të veprojnë në këtë mënyrë kryesisht për shkak të frikës nga humbja e vendit të punës. E dimë se, në këto kohë krizash, është shumë me rëndësi që të kesh një vend të punës, por ama duhet shtruar pyetjen se a ia vlen ai që ta rrezikoni shëndetin për të?
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: