Për një pamje si damë rebele

Në modë janë shamitë me ngjyra pastele, të cilat shkojnë mirë me rroba me tone të forta

Shamia është një detaj ideal e cila kombinimit të zakonshëm të rrobave ditore u jepë një dozë ekstravagance. Ka kohë që ajo është dominuese në skenën e modës, kurse këtë sezon janë paraqitur modele të ndryshme, të cilat kreatorët i kanë përshtatur me trendët aktualë. Shamia mund të kombinohet me stile të ndryshme, prandaj ajo mund t’ju bëjë që të dukeni si damë, rebele, apo edhe si vajzë e re.

Në modë janë shamitë me ngjyra pastele të cilat përshtaten mirë me rroba

me tone të forta.

Të pëlqyeshme janë edhe modelet nga stofrat e tejdukshëm dhe shkëlqyes. Të paevitueshme janë edhe shamitë me ngjyra të ndezura, të cilat rrinë shumë mirë me një fytyrë të rrezitur në diell, kurse sa u përket rrobave, ato duhet të kombinohen me rroba në nuanca neutrale, apo të theksuara.

Përpos shamive me një ngjyrë, mund të përdoren edhe shamitë me dizajne apo vizatime, lule, forma gjeometrike, me vija, apo edhe me tufa. Shamia mund të jetë zgjidhje e mirë nëse kombinohet me fustan valëvitës, por edhe me pantallona.

Ajo është atraktive si gjatë ditës, po ashtu edhe në mbrëmje. Shamia mund të lidhet në mënyra të ndryshme: si flutur, përreth bishtit, si turban, në mënyrën e piratëve, apo në stilin retro, sikur që e kanë lidhur Brigitte Bardot, Audry Hepburn, apo Grace Kelly.


 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: