Ueb sajti “OnePoll.com” ka publikuar një anketë, me anë të së cilës kishte analizuar fenomenin kur djemtë mendojnë se janë bërë burra
Ueb sajti i popullarizuar “OnePoll.com” ka bërë një anketë me anë të së cilës ka pasur për qëllim që, më në hollësi, të analizojë fenomenin e shndërrimit të djemve në burra, apo thënë më ndryshe, të arritjes së pjekurisë mendore.
Rezultatet e anketës kanë treguar se
meshkujt ndryshojnë shprehitë e tyre djaloshare vetëm pasi që të mbushin të 27-tat, kurse pjekurinë e plotë e arrijnë vetëm pasi që të bëhen prindër (gjë që, mesatarisht, ndodhë në moshën 29 vjeçare).
Megjithatë, studimi ka treguar se edhe pas kësaj moshe, meshkujt herë pas here sillen si të papjekur, gjë që bie në sy sidomos kur ata janë nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, femrat arrijnë pjekurinë qysh në moshën 24 vjeçare, në moshën 26 vjeçare pushojnë së shari, deri në moshën 25 vjeçare fillojnë që të mos shkojnë shpesh në klube të natës, kurse deri në moshën 23 vjeçare që të grimosen në mënyrë të theksuar dhe që të vejnë në pah gjinjtë.
Pra, përsëri është konstatuar se meshkujt rriten më ngadalë sesa femrat. Por, ajo që është më interesante, është parë se – edhe pasi që ta kenë arritur pjekurinë – meshkujt ndonjëherë sillen sikur të ishin ende fëmijë.
A është kjo një gjë e mirë, a e keqe, gjykojeni vetë!



