Nëse keni vërejtur se fustanet dhe rrobat që blenë gruaja juaj nuk kanë çmim, mos u brengosni – edhe gratë e tjera bëjnë të njëjtën gjë
Në fakt, ato e fshehin të vërtetën e hidhur, meqenëse sikur të hidhërohej burri, do të anulohej kënaqësia, por edhe ‘efekti terapeutik’ i shopingut.
Ju burra, nëse e keni pyetur veten pse rrobat e reja të grave tuaja, sipas rregullit, kurrë nuk kanë çmim,
atëherë mund t’ju ngushëllojmë duke ju thënë se nuk jeni të vetmit: tetë nga dhjetë gra, pas blerjes së rrobave të reja, heqin çmimin e tyre, në mënyrë që të mos e zemërojnë burrin, transmeton gazeta “Daily Mail”.
Kërkimi i ueb portalit “Gocompare.com”, i bërë në 3000 gra, ka treguar se shumica e pjesëmarrëseve në këtë kërkim, vendosin që ta ndërmarrin një veprim të tillë për të mos e zemëruar burrin dhe për ta evituar ndjenjën e fajit, të cilën mund t’ua imponojë burri i zemëruar. Në atë rast, kanë shpjeguar gratë, do të zhdukej kënaqësia, por edhe efekti terapeutik i blerjes së rrobave të reja. Nëse burri megjithatë i pyet rreth çmimit, atëherë çka thonë ato?
Përgjigjja më e shpeshtë është se ‘çmimi ishte një cikërrimë e vërtetë’, por ka edhe gra të tilla që thonë se rroba e blerë ishte në lirim. Megjithatë, është parë se ka edhe gra që nxirren duke thënë se rroba që kanë blerë është e përdorur, pra e vjetër.



