Zgjidheni bojëkuqin që përshtatet me moshën tuaj

Bojëkuqi është një preparat kozmetik i cili ju ndihmon tepër që të dukeni bukur, por me kusht që të dini ta zgjidhni produktin adekuat, që përshtatet me moshën tuaj

Mosha 25 vjeçare – për një pamje natyrore

Lloji i bojëkuqit: Bojëkuq i lëngshëm i cili duket i tejdukshëm. Vihet drejtpërsëdrejti në lëkurë, e jo nëpërmes pudrës. 
Teknika e vënies: Buzëqeshni, e më pas në pjesën e ngritur të mollëzave të faqeve vini pak bojëkuq. Më pas këtë sasi lyejeni me gishta në drejtim të veshëve.

Mosha 35 vjeçare – për një pamje më të bukur

Lloji i bojëkuqit: Krem në ‘fishek’. Mos e vini bojëkuqin nëpërmes pudrës pluhur, në mënyrë që të mos formohen duqe.
Teknika e vënies: Vejeni kremin në pjesën e epërme të mollëzës së faqes, në formë të dy rrathëve, të cilët më pas i lyeni kah pjesa e jashtme e fytyrës.

Mosha 45 vjeçare – për mbulimin e të metave

Lloji i bojëkuqit: Me bojëkuqin pluhur, i cili ka një fuqi të madhe të mbulimit, fytyra do të duket e sofistikuar dhe e butë.
Teknika e vënies: Bojëkuqi vihet me brushë në tëmtha, e më pas lyhet në mollëza të faqeve. Mund të eksperimentoni me dy nuanca: nuancën më të ndritshme vejeni në pjesën e epërme të mollëzave të faqeve, e të errëtën, poshtë.
 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: