Ka njerëz të cilët vendosin të presin personin e duhur, princin nga përralla në kalë të bardhë, princeshën, ose lëshohen në imoralitet
Jeta ofron shumë mundësi të tjera, përveç këtyre të dyjave. Ekzistojnë edhe njerëz të tillë të cilët me ngulm e kërkojnë personin e duhur dhe nuk do të pranojnë askënd tjetër, gjë që nganjëherë shkon aq larg sa që u bëhet një ide fikse se vetëm një person është i duhur për ta, person i vetëm në planet, me të cilin do të mund ta gjenin lumturinë e vërtetë, i vetmi shpirt binjak në këtë botë, e pastaj mundohen që të jenë bashkë me atë person, pavarësisht a i do ai person apo jo dhe nuk ka lidhje se a është tashmë ai person i lumtur në martesë dhe që ka fëmijë. Ose nuk e ndjekin në mënyrë fikse, por, për fat të keq, vijnë në përfundim se ai person është dashuria e vërtetë të cilën mund ta gjejnë në jetë, edhe nëse ai person nuk i do, atëherë ata nuk duan që të provojnë me askënd tjetër.
Ekzistojnë edhe njerëz të cilët thonë se në botë ka shumë meshkuj të pashëm e femra të bukura dhe se do të ishte dëm që të lidhesh me vetëm një person, sepse do t’ju iknin shumë gjëra. Dhe, në këtë mënyrë ata nuk lidhen me askënd në një mënyrë të veçantë, por kalojnë prej lidhjes në lidhje, duke kërkuar gjithmonë diçka të re.
Të tjerët një sjellje të tillë do ta quanin si recetë të vërtetuar për shtatzëni të padëshiruar dhe për marrjen e sëmundjeve të shumta seksuale, por nuk do të thotë të jetë ashtu nëse rregullisht përdoret mbrojtja e duhur, mbahet higjiena dhe bëhen kontrollime të rregullta te mjeku. Këto ishin dy mundësi, dy ekstreme.
Por, këto nuk janë mundësitë e vetme. Ka edhe njerëz të cilët vendosin të jenë vetëm. Ka prej tyre që zhgënjehen nga një lidhje, e kalojnë dhimbjen, ose mund të ndodhë që personi i dashur i tyre të vdesë dhe me kalimin e kohës fillojnë ta kërkojnë dikë tjetër, duke kuptuar se lumturinë mund ta gjejnë edhe me dikë tjetër. A do të jetë aq mirë si në lidhjen e mëparshme?
Ndoshta jo që nuk do të thotë se do të jetë keq, por do të mund të jetë thjesht më ndryshe dhe mirë në një mënyrë tjetër. Fakti që pas përfundimit të një lidhjeje të kërkohet një lidhje e re nuk do të thotë që është imoralitet, vetëm do të thotë që nuk mendojnë se vetëm një person në këtë planet mund t’i bëjë të lumtur. Në literaturë dhe filma zgjedhja mund të jetë ose-ose. Në jetë shumë rrallë ndodh ashtu, ekzistojnë shumë mundësi, e prej juve varet se si do të vendosni.



