Mësojeni teknikën e syve „smoky eyes“

Njëri ndër stilet më të kërkuara të grimit të femrave të njohura, është edhe pamja e syve e quajtur „smoky eyes“, pamje e cila pëlqehet shumë nga meshkujt. Ua sjellim këshillat e Andre Drykinit, ekspertit të grimit të ekipit të Giorgio Armanit.

Ky stil i grimit u përshtatet femrave me sy të kaltër, por edhe me sy të zi.

Rregulli kryesor është që të evitoni tonet e kaltra. Në vend të tyre, duhet të përcaktoheni për nuanca të zeza, hirta, braun të errëta dhe të gjelbra të mbyllura.

Hapi 1
Vendoseni korrektorin në kapakët e syve, në mënyrë që të krijoni një bazë të lëmuar për hije.

Hapi 2
Me ajlajner laps, më së miri me ngjyrë të zezë, apo të hirtë, formësojeni kapakun e epërm afër qerpikëve, nga këndi i brendshëm, kah këndi i jashtëm i syve. Me laps të njëjtë bëjeni vijën edhe në kapakun e poshtëm.

Hapi 3
Me anë të brushës vendoseni hijen pluhur. Më së shumti përdoren hijet braun, e hirtë e errët dhe e gjelbër e errët. Ngjyroseni kapakun nga këndi i brendshëm, kah ai i jashtëm i syve.
Këshillë shtesë: Në mënyrë që ngjyra të mos zbehet në kapakët e syve tuaj, pas vënies së korrektorit, vëjeni edhe ndonjë hije neutrale shkëlqyese, pritni pesë minuta dhe më pas vazhdoni me procedurën e vënies së grimit.

Hapi 4
Në hapësirën nën vetulla vëjeni një hije neutrale, me ngjyrë bezhë, apo të fildishtë.

Hapi 5
Përfundojeni vënien e grimit me një shtresë të dyfishtë të maskarës, e cila do të ‘hapë’ sytë tuaj.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: