Dukuni më të holla duke përdorë krem për nxirje të lëkurës

Edhe në teknikën e nxirjes së lëkurës me kremra, vlejnë të njëjtat rregulla sikur edhe te vënia e grimit: gjithçka që duam të duket më e vogël, duhet ta nxijmë dhe, e kundërta

Është parë se njerëzit, kur kanë lëkurë të nxirë, duken më të hollë. Kremrat për nxirje të lëkurës mund të na ‘heqin’ deri në 5 kile. Ata vënë në pah muskujt, bëjnë kofshët që të duken më të holla, thotë James Reed, i cili përkujdeset për lëkurën e nxirë të Lady Gaga-s dhe Kate Moss-it.

Kur dihet se rrezet e diellit, përpos që nxijnë lëkurën, mund të jenë edhe të dëmshme, atëherë përdorimi i kremrave për nxirje të lëkurës mbetet alternativa më e shëndetshme dhe më e preferuar.

Edhe në teknikën e nxirjes së lëkurës me kremra, vlejnë të njëjtat rregulla sikur edhe te vënia e grimit: gjithçka që duam të duket më e vogël, duhet ta nxijmë dhe, e kundërta. Për tri deri pesë ditë tërë trupin duhet ta lyeni njëtrajtshëm me preparate për nxirje, kurse vendet që doni të duken më të holla, i lyeni më shumë pas kësaj kohe. Ja si funksionon kjo: 

Duart

Qëndroni para pasqyrës dhe shtrëngoni muskujt në mënyrë që ata të theksohen më shumë. Hijesoni duart duke përcjellë formën natyrore të muskujve. Në fillim, me një shtresë të hollë spërkateni sprejin apo vejeni kremin në triceps, me kusht që në thellime të veni më shumë krem. 

Këmbët

Në mënyrë që kofshët t’ju duken më të holla, e këmbët më të gjata, lyeni me një shtresë të hollë pjesën e jashtme dhe të brendshme të kofshëve.

Barku

Te barku duhet përcjellë linjën e muskujve. Sprejin spërkateni në muskujt tërthorë dhe, me një nuancë më shumë, hijesoni thellimet. 

Dekolteja

Qafa e shkurtër do të duket më e gjatë nëse e nxini nga ana e djathtë dhe e majtë.

Fytyra

Në mënyrë që fytyra t’ju duket më e hollë, duhet t’i theksoni mollëzat e faqeve. Këtë nuk do ta keni vështirë, për shkak se preparatin për nxirje duhet ta veni ashtu si e veni bojëkuqin.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: