Kujtimet e rrejshme dhe ato të shtrembëruara

Kujtimet e shtrembëruara na ofrojnë ndjenjën e identitetit, njësoj sikur edhe kujtimet e vërteta

Në momente të vështira, një e pesta e njerëzve me qejf sjell ndërmend kujtimet e këndshme nga fëmijëria, por ato shpesh shtrembërohen, respektivisht ekzistojnë vetëm në imagjinatë, tregon studimi i Universitetit britanik “Hull”.

Njerëzit më së shpeshti shtrembërojnë situatat që kanë ndodhur midis moshës katër dhe tetë vjeçare, e nuk është i rrallë as rasti kur kujtimet lëre më që shtrembërohen, por janë edhe plotësisht të rrejshme. Njerëzit mund të kujtojnë edhe ngjarje krejtësisht të pamundura, sikur që është psh shëtitja me dinozaurë, apo shfrytëzimi i fuqive magjike. Në shumë raste njerëzit e kanë të qartë se bëhet fjalë për kujtime të pamundura që të kenë ndodhur ndonjëherë, por vazhdojnë që t’i kenë ato kujtime. Kujtimet e rreme, sikur edhe ato të vërtetat, gdhenden thellë në koren e trurit.

- Kujtimet e shtrembëruara na ofrojnë ndjenjën e identitetit, njësoj sikur edhe kujtimet e vërteta. Derisa të mos demantohen nga fakte të forta, ato mbesin pjesë e autobiografisë sonë, thotë udhëheqësja e studimit Giuliana Mazzoni.

Ky studim ka ngritur pyetje të reja në lidhje me rekonstruktimin e ngjarjeve të kaluara, me ç’rast është konstatuar se njerëzit mund të binden edhe për gjërat më të pamundura.

Njerëzit që vuajnë nga format më të lehta të demencës apo amnezisë (harresës), shpesh zëvendësojnë ngjarjet e vërteta me ato të rrejshme. Në këto raste, personit i kujtohen fragmente të veçanta të ngjarjeve, e vakuumet që nuk i kujtohen, i mbushë me rrena të vetësajuara.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: