Pesë rregulla për një grim të mrekullueshëm ditën e martesës

Vera është stina e dasmave. Nëse edhe ju do të martoheni këtë verë dhe nuk dini çfarë grimi të përdorni, ne ua sjellim disa këshilla të dobishme

Trendët

Grimi që përdoret ditën e martesës zakonisht nuk është e thënë që të jetë në pajtim me trendët aktualë të modës. Fakti që për momentin është në trend një grim i fortë, me tone ngjyrë vjollce dhe me sy të theksuar, nuk është e thënë se e tillë duhet të jeni edhe ditën e martesës. Nusja në rend të parë duhet të duket e freskët, e me anë të grimit duhet të vejë në pah anët më të bukura të fytyrës së saj.

Fytyra

Të paktën dy javë para martesës, duhet ta përgatitni fytyrën për këtë ngjarje me rëndësi. Përdorni maska për piling, lani sytë me ujë të ftohtë, pini më shumë lëngje dhe përdorni oksigjen aktiv. Në këtë mënyrë do të krijoni një bazë të mrekullueshme – një lëkurë të pastër për vënien e grimit.

Sytë

Gjithsesi blini një korrektor të mirë, por jo tepër të çeltë. Qitni hije të bardhë në buzën e kapakut të poshtëm të syve, e për një pamje më të bukur, përdorni hije ‘mat’. Tonet më të çelëta vendosni në pjesët e brendshme të kapakëve të syve. Nëse doni, mund të vendosni qepalla artificiale. Grimi duhet të jetë i qëndrueshëm në ujë.

Buzët

Natën e dasmës vendosni në buzë ‘pakon’ kozmetike dhe bëjeni pilingun e buzëve. Nëse përcaktoheni për një grim më të theksuar të syve, buzëkuqi duhet të jetë më pak i theksuar. Më e mira është nuanca natyrore, e tillë që të ftuarit në dasmë të pyeten se a keni vënë buzëkuq, apo jo.

Teni

Kur të keni përfunduar plotësisht me vënien e grimit, mos harroni që në ballë, mjekër, hundë dhe mollëza të faqeve të qitni pakëz pudër pluhur, në mënyrë që fytyra të mos ju shkëlqejë nga djersët dhe yndyra.
 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: