Flokët e thinjura, ankthi më i madh i meshkujve

Edhe pse për Richard Gere-n apo George Clooney-in flokët e thinjura mund të jenë pjesë e pandashme e sharmit, shumica e meshkujve është parë se nuk preferon flokët e bardha

Një studim ka treguar se meshkujt mund të pajtohen me shumë gjëra kur bëhet fjalë për pamjen e tyre të jashtme, sikur që është barku lehtësisht i madh, dhëmbët e verdhë dhe duart jo aq muskulore, por kur bëhet fjalë për zbardhjen e flokëve, atëherë ata alarmohen menjëherë.

Ky studim britanik ka treguar se 50% të meshkujve, kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, më së shumti frikohen nga fillimi i paraqitjes së thinjave, bile edhe më shumë sesa nga rënia e flokëve, e cila gjendet në vend të dytë në këtë listë. Në vendin e tretë të gjërave të padëshirueshme nga meshkujt gjenden qimet e padëshirueshme në hundë dhe veshë.

– Edhe pse flokët e thinjura shumë njerëz i shohin si atraktive, sidomos te meshkujt, ekziston një numër i madh meshkujsh të cilët tmerrohen nga ndryshimet e tilla, ka thënë dr Allan Smith i cili nga Universiteti “Cambridge” ka udhëhequr studimin, i cili ka shtuar se ndryshimet trupore që lidhen me plakjen mund të veprojnë si katalizatorë të krizës së moshës së mesme, kur meshkujt bëhen më pak të kënaqur me pamjen e tyre, ku nuk u ndihmojnë as reklamat e shumta të produkteve për zbukurim.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: