Vetmia dëmton shëndetin sikur pirja e duhanit

Shkencëtarët thonë se vetmia dëmton shëndetin sikur pirja e 15 cigareve në ditë

Njerëzit e shoqërueshëm ndjejnë më pak stresin, më mirë kujdesen për veten e tyre, bëjnë një jetë më pak të rrezikshme dhe, në 50% të rasteve, jetojnë më gjatë.

Një rreth i miqve të ngushtë dhe i lidhjes së fuqishme familjare mund ta forcojnë shëndetin më shumë sesa ushtrimet, pohojnë psikologët. Në fakt, kjo bën që njerëzit ta ndjejnë më pak stresin, të kujdesen më mirë për shëndetin, respektivisht të shkojnë te mjeku kur kjo është e nevojshme, krahasuar me njerëzit që izolohen në vetmi, tregon studimi i Universitetit të Jutës (Utah) në SHBA, i cili është bërë në mbi 308.000 persona për rreth shtatë vjet.

Studimi po ashtu ka treguar se, ata që bëjnë pjesë në grupin përkrahës – ku hyjnë shokët, të afërmit, fqinjët – kanë për 50% më shumë gjasa për një jetë të gjatë e të lumtur.

Njëkohësisht, është treguar se vetmia shkakton probleme të mëdha shëndetësore, por edhe shprehi të rrezikshme, sikur që është pirja e alkoolit dhe duhanit. Edhe ashtu, shkencëtarët thonë se vetmia dëmton shëndetin sikur pirja e 15 cigareve në ditë.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: