Si ndikojnë pushimet verore në jetën seksuale

Duket se pushimet verore janë të dobishme vetëm për të pamartuarit, derisa te të martuarit kanë efekt të kundërt

Përkundër bindjeve se shkuarja në pushime verore, në det, ndikon në rritjen e epsheve seksuale, studimi më i ri ka treguar se kjo nuk është e vërtetë, të paktën për çifte.

Në studimin britanik kanë marrë pjesë më shumë se 3.000 persona, ku rezultatet e fituara kanë treguar se pushimi veror nuk është një afrodiziak i tillë sikur që mund të mendohet. Kështu, 20% e çifteve kanë deklaruar se, gjatë pushimeve verore, grinden më shpesh sesa zakonisht – edhe atë më së shpeshti rreth asaj se ku do të shkojnë dhe çka do të bëjnë.

Po ashtu edhe pse tre nga pesë britanikë të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur lidhje gjatë pushimeve, 93% e këtyre romancave është parë se kanë përfunduar me ndarje. Duket se ndryshimi i ambientit, respektivisht shkuarja diku jashtë shtëpisë për pushime verore, më e dobishme është për ata që nuk janë në lidhje.

" Studimi ynë ka treguar se romancat janë të popullarizuara në mesin e britanikëve, por po ashtu ai ka larguar të gjitha iluzionet rreth epsheve të rritura te çiftet gjatë pushimeve" – ka deklaruar Emma O'Boyle, udhëheqësja e këtij studimi.
 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: