Shopingu me shoqe kushton dhe është i dëmshëm

Herën tjetër kur gruaja ju thotë se do të dalë në shopin me shoqet, mund t’i thoni “jo”, me arsyetimin se një gjë e tillë është e dëmshme për të

Shkuarja në revy të modës dhe shopingu me shoqe, të cilat janë më të pashme dhe më me peshë të vogël, ndikojnë shumë keq në vetëbesimin e femrave, thonë psikologët.

Deri te një konstatim i tillë ka ardhur një studim gjerman nga Universiteti i mirënjohur “Heidelberg”.

Për tri vjet me radhë, kërkuesit shkencorë kanë studiuar sjelljen e 4000 femrave dhe kanë ardhur deri te përfundimi se, me rastin e provimit të rrobave para ndonjë shoqeje më të pashme, femrat ndihen keq dhe për këtë shkak, janë më të prira që të harxhojnë shuma të mëdha parash.

Si përfundim, mund të themi se shopingu, sidomos ai në shoqëri, është i dëmshëm për shëndetin mendor, por edhe për buxhetin familjar.

Në anën tjetër, më parë shkencëtarët kishin konstatuar se, blerja në qendra të mëdha tregtare, është një sëmundje bashkëkohore e dëmshme, meqë njerëzit blejnë shumë gjëra që nuk iu duhen dhe që nuk do t’i përdorin kurrë. Në këtë drejtim, ata joshen nga ofertat e  mallit në lirim, i cili, kur të analizohen të gjitha gjërat, del se nuk është fare në lirim, apo është afër afatit të skadimit.

Kështu, herën tjetër kur gruaja ju thotë se do të dalë në shopin me shoqet, mund t’i thoni “jo”, me arsyetimin se një gjë e tillë është e dëmshme për të.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: