Një e pesta e çifteve është parë se nuk flenë mirë gjatë natës për shkak të problemeve në lidhje me organizimin e ceremonisë së martesës, respektivisht dasmës, kurse 11% thonë se kjo ka ndikuar keq në shëndetin e tyre.
Dita e martesës do të duhej të ishte njëra ndër ditët më të lumtura në jetë, por rreth 60% të çifteve zemërohen shumë nga familjarët dhe miqtë në lidhje me organizimin e martesës. Presioni që tërë familjarët të jenë të lumtur është shkaku më i madh i grindjeve paramartesore, gjë që konfirmohet edhe nga zinxhiri i hoteleve “Mercure”. Një arsye tjetër është edhe lista e të ftuarve në dasmë, kurse një e treta e çifteve grinden rreth asaj se ku do ta bëjnë martesën.
Një e katërta e çifteve diskutojnë rreth parave, thuhet në studim.
Një e pesta e çifteve britanike kanë vështirësi me pagjumësi, kurse 11% thonë se planifikimi i dasmës ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre.
– Shumë prej tyre nuk janë aspak të vetëdijshëm se planifikimi i martesës kërkon nga 250 deri 700 orë kohë – thotë organizatori i martesave Siobhan Craven-Robins.
Kur dihet kjo, nuk habitë fakti se martesat shpesh çojnë deri te grindjet e panevojshme.
– Studimi po ashtu tregon se çiftet shpesh lënë anash ëndrrat dhe dëshirat e tyre në lidhje me ditën e martesës, duke u munduar që t’ua bëjnë qejfin të tjerëve – mendon Melissa Micallef nga hoteli “Mercure”.



