Femrat që besojnë se lumturinë mund ta gjejnë në kremra

Ky trend është në rritje e sipër, ku dëshmon edhe fakti se industria kozmetike është njëra ndër të rrallat që edhe në kohët e krizës është duke shënuar rritje – edhe atë rritje dyshifrore.

Parfumi më i ri, apo buzëkuqi nga koleksioni më i ri duhet të jenë tuajat, përkundër asaj se gjendja e llogarisë tënde bankare nuk ua lejon këtë – edhe nëse nuk keni mjaft as për ta ngirë barkun? Nëse edhe ju jeni përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje, atëherë dmth se jeni e varur nga preparatet kozmetike. Gratë e tilla kënaqen në mënyrë të pavetëdijshme gjatë blerjes së preparateve kozmetike.

Ekspertët kanë vërejtur se një trend i tillë është në rritje e sipër që nga fillimi i krizës ekonomike globale, ku dëshmon edhe fakti se industria kozmetike është njëra ndër të rrallat që edhe në kohët e krizës është duke shënuar rritje – edhe atë rritje dyshifrore!

Psikokoget amerikane dr. Ranae Reinardy dhe Dorothy Breininger, në studimin e tyre theksojnë se shumica e femrave vuajnë që të kenë “shishet” e ndryshme të parfumeve dhe kremrat sapo të prodhuar, por tërheqin vërejtjen se deri në 30% të këtyre femrave në fakt vuajnë nga vartësia nga blerja dhe grumbullimi i gjësendeve.

Psikologet theksojnë se simptomat e kësaj gjendjeje janë borxhet e mëdha, për shkak të blerjes së preparateve tepër të shtrenjta kozmetike, grumbullimi i produkteve, të cilat ende janë të paketuara, shumë produkte ruhen edhe pse ka kohë që u ka kaluar afati i përdorimit, kurse produktet që blihen nuk i përshtaten llojit të lëkurës së asaj femre. Nëse edhe ju keni probleme të tilla, atëherë jeni një ndër shumë gra që janë në një gjendje të njëjtë.

Mos hezitoni që të kërkoni edhe ndihmë profesionale, nëse është e nevojshme. Psikologët mendojnë se një problem i tillë ka prapavijë më të thellë.


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: