Kalimi nga këpucët me taka në të rrafshëta shkakton dhembje

Sipas një studimi të ri, përdorimi i këpucëve me taka ndikon në ndryshime edhe në gjatësinë e muskujve

Me gjasë edhe ju duhet të keni dëgjuar se bartja e këpucëve me taka është e dëmshme për shëndet, prandaj kur i zëvendësoni këpucët e tilla me këpucë të rrafshëta, mund të mburreni me veten tuaj dhe mund të ndiheni se keni bërë diçka të mirë për shëndet. Por, shkencëtarët thonë se një ndryshim i tillë, mund të shkaktojë dëmtime të dhembshme të muskujve.

Sipas studimeve të reja, përdorimi i këpucëve me taka për një kohë të gjatë, ndikon në shkurtimin e muskujve të pjesës së poshtme të këmbës për 13%, prandaj kur të vendosni që të bartni këpucë të rrafshëta, muskujt zgjaten duke marrë një pozitë në të cilën nuk janë mësuar, duke shkaktuar dhembje dhe parehati.

– Femrat të cilat rregullisht bartin këpucë me taka mund ta vërejnë një ndikim kronik në këmbët e tyre. Muskujt e pjesës së përparme të nëngjurit të këmbëve bëhen më të shkurtër dhe zgjatja e tyre bëhet e vështirë, me rastin e tentimit të ecjes me këpucë të rrafshëta – mendon profesor Marco Narici i cili e ka udhëhequr këtë studim në Universitetin “Manchester Metropolitan”.

Kur bartim këpucë me taka, ne ecim në majë të gishtave, gjë që zvogëlon distancën midis zogjve të këmbës dhe gjunjëve, duke shkurtuar muskujt.

Por edhe ky problem ka zgjidhje. Ekspertët preferojnë ushtrime të rregullta të zgjatjes pasi që të hiqni këpucët me taka.

Preferohet që, njërën shputë të këmbës ta qitni përpara, derisa tjetrën e shtyni prapa dhe t’i lëvizni shputat lart-poshtë. Këtë ushtrim duhet ta bëni disa herë pas heqjes së këpucëve me taka. Femrat që bëjnë ushtrime të tilla, me rastin e kalimit nga këpucët me taka në të rrafshëta, ndjejnë më pak dhembje.

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: