Duket se femrat janë të gatshme që të bëjnë gjithçka me të vetmin qëllim që të parandalojnë paraqitjen e rrudhave dhe të shenjave të tjera të pleqërisë
Ekspertët amerikanë kanë prodhuar një krem i cili nxitë krijimin e kolagjenit, duke imituar mikrorrymën natyrore elektrike.
Duket se femrat janë të gatshme që të bëjnë gjithçka me të vetmin qëllim që të parandalojnë paraqitjen e rrudhave dhe të shenjave të tjera të pleqërisë. Shpikja më e re tingëllon e pabesueshme – kremi me ngarkesë elektrike.
Edhe pse tingëllon dramatike, shpjegimi tingëllon i logjikshëm. Tanimë dihet se qelizat e lëkurës përtërihen me ndihmën e rrymës, e cila me kalimin e kohës dobësohet, prandaj edhe lëkura vjen e lëshohet gjithnjë e më shumë.
Të udhëhequr nga kjo ide, ekspertët e kompanisë “Johnson & Johnson” kanë shpikur një krem i cili e rritë fuqinë e kësaj rryme natyrore elektrike të lëkurës. Rezultat i kësaj shpikjeje janë në fakt dy kremra, njëra e kompanisë “RoC” dhe një e “Neutrogene”-s, të cilat plotësohen midis veti. Që të dy këto kremra nxisin qarkullimin e mikrorrymës të cilat ndikojnë në formimin e kolagjenit, duke bërë që lëkura të jetë më e fortë dhe me më pak rrudha.
Kjo teknologji e stimulimit me mikrorrymë tanimë përdoret në mjekimin e plagëve dhe në fizioterapi. Kremi tani për tani gjendet vetëm në tregun amerikan, por edhe në Evropë e kanë ‘kontrabanduar’ disa të famshëm, sikur që është modelja e famshme Kate Moss, psh.



