Katër mënyra për ruajtjen e qetësisë në vendin e punës

Më së vështiri është që të ruheni nga stresi nën presionin e shefit tepër të rreptë, për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe obligimeve të shumta. Mos u dëshpëroni, me anë të disa këshillave të dobishme mund ta ruani qetësinë dhe të jeni më produktiv në vendin e punës.

Pini më pak kafe

Kafeina stimulon sekretimin e adrenalinës, duke na mashtruar se kemi arritur diçka për shkak se jemi vazhdimisht në nguti. Në vend që të pini kafe, më mirë është që të konsumoni ushqime grimcuese proteinike, sikur që janë psh bajamet. Kështu, në mënyrën më të mirë do ta balanconi energjinë dhe disponimin kur jeni në presion.

Caktoni prioritetet

Zakonisht shefat nuk kanë ide se sa të ngarkuar janë punëtorët e tyre veç e veç. Për këtë shkak, më mirë është që shefit tuaj t’ia jepni një listë të obligimeve dhe detyrave tuaja, në mënyrë që ai t’u thotë se cilat janë më urgjente, e çka nuk ka nevojë që të bëhet menjëherë.

Nëse shefi juaj kërkon që të bëni edhe gjëra të tjera, mos i refuzoni ato. Vetëm tregoni atij se, për ta bërë këtë detyrë shtesë, ju duhet që ta shtyni punën në të cilën jeni duke punuar aktualisht.

Mos premtoni atë që nuk mund ta realizoni

Kur ju pyet shefi se kur do të jetë gati projekti, e ju i thoni atij një afat tepër të shkurtër, sipas të gjitha gjasave do të dështoni në respektimin e këtij afati. Për këtë shkak, gjithmonë thoni shefit se do ta kryeni punën më vonë sesa që mendoni se do ta kryeni me të vërtetë. Në rast se e kryeni më herët, kjo do të jetë befasi e këndshme për shefin.

Kurrë mos e ngritni zërin

Të folurit me zë të lartë është gabimi më i madh dhe tregues se jeni nën presion. Mundohuni që gjithmonë ta ruani tonin neutral të zërit, duke bërë që çdo gjë që thoni të tingëllojë qetësisht dhe nën kontroll.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: