Përvjetori i dymbëdhjetë, i rrezikshëm për martesë!

Që të dihet se a do t’i qëndrojë një martesë testit të kohës, nuk mund të thuhet pas dy-tri vitesh, por pas më shumë se një dekade

Është parë se çiftet ndahen më së shumti pasi që kanë kaluar të paktën një dekadë së bashku. Si shkak më i shpeshtë i ndarjes përmendet moskuptimi dhe shuarja e dashurisë.

Shumica e çifteve kanë frikë nga përvjetori i shtatë i lidhjes apo martesës. Por, këtë bindje të përhapur e kanë demantuar shkencëtarët e Oksfordit me pohimin se përvjetori më kritik dhe më i rëndësishëm është ai i dymbëdhjeti.

Përpos arsyeve të lartpërmendura për ndarje, kohëve të fundit është paraqitur edhe një tjetër – presioni financiar si dhe grindjet për shkak të mungesës së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve.

Miti për përvjetorin fatal të shtatë, në të cilin kanë filluar që të besojnë shumë çifte, ka lindur gjatë viteve 1950, pas filmit të njohur “The Seven Year Itch”, me aktoren dhe këngëtaren legjendare, Marilyn Monroe.

Shkencëtarët thonë se është e pamundur që të përmenden të gjitha arsyet për shkak të të cilave ndahen çiftet, respektivisht shkatërrohen martesat. Çdo çift është tregim në vete. Por, sido që të jetë, nëse e keni kaluar përvjetorin e shtatë, atëherë ju pret edhe përvjetori kyç – ai i dymbëdhjeti. Të paktën kështu thonë psikologët!
 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: