Sprejet për formësimin e flokëve, stili i gabuar i flokëve apo epilimi i qimeve në fytyrë janë shkaktarët kryesorë të akneve në moshë të rritur, të cilat mjekohen me pastrim, piling.
A ka më keq sesa të kesh njëkohësisht edhe rrudha e edhe akne. Kjo nuk është një fantazi, meqë të dhënat e Akademisë dermatologjike amerikane tregojnë se më shumë se gjysma e femrave më të moshuara se 25 vjet kanë probleme me miteserë (puçrra të zeza) dhe akne.



