Dy moshataret vdesin në të njëjtën ditë

Personi më i vjetër në SHBA dhe personi i dytë më i vjetër në botë, Mary Josephine Ray, vdiq të dielën në moshën 114 vjet e 294 ditë. 

Ajo ka lindur më 17 maj 1895 në Kanada, dhe sipas organizatës për kërkime, personi më i vjetër në botë, Kama Cinen nga Japonia, ka lindur shtatë ditë para saj.

Pas vdekjes së Rejovit, personi më i vjetër në Amerikë ishte Niva Morris nga Iova, e lindur më 3 gusht 1895 vjet (114 vjet e 216 ditë), njoftoi Reuters.

Megjithatë, vetëm disa orë pas vdekjes së Rejoves në Detroit në moshën e 113 vdiq Daisy Bailey , tha Stephen Kols, drejtor i grupit të kërkimit, që monitoron studimet e rasteve të personave më të vjetër se 110 vjet.

Ai i tha AP-së se shumë rrallë ndodh që dy prej bashkmoshatarëve të vdesin në të njëjtën ditë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: