Një elefant lind dy mashkuj binjak në Tajlandë

Një elefant në Tajlande ka nxjerrë në dritë për herë të parë një çift binjakesh meshkuj.

Lajmin e bën të ditur gazeta “The Nation”, sipas së cilës, mamaja 35 vjeçare Phang Thong Khun lindi të shtunën pasdite. Binjakët dolën në dritë me rreth 3 orë diferencë nga njëri-tjetri. Lindja e dy elefantëve binjakë është një fenomen shumë i rrallë, por në këto raste, mundësia që të dy të vegjelit të jetojnë, është shumë e vogël.

Elefantët janë simboli i Tajlandes edhe pse numri i tyre ka shkuar nga 100 mijë që ishte një shekull më parë, në 4 mijë aktualisht dhe ku gjysma e tyre janë zbutur nga njeriu.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: