;)

Në panairin e Brukselit, roman policor për 24 orë?

Një shkrimtar belg ka vendosur t’i përgjigjet sfidës, që i ka vendosur vetes dhe po përpiqet të shkruajë një roman policor për 24 orë.
 
Nicola Ansion (Nicolas Ancion) ka thënë se nuk dëshiron të shkruajë me nxitim, mëgjithatë ai ka vendosur që ta vendosë si sfidë shkrimin e librit të ri për vetëm 24 orë dhe atë drejtpërdrejt në panairin e librit në Bruksel.
 
Ansion tërhoqi vëmendjen vitin e kaluar, kur fitoi çmimin Roser për autorë të rinj për veprën “Njeriu që vlen 35 miliardë dollarë”.
Ai dëshiron të mbyllet në ndonjë ambient dhe të shkruajë pa u ndalur, derisa ta përfundojë veprën.
 
Sa i përket librave të tij të rinj dhe pak të pazakonshëm, ai thotë se është e rëndësishme që çdo gjë të ketë kuptim krahasuar me rrethanat në të cilat do të shkruajë.
Mbetet të pritet rezultati i kësaj sfide të pazakonshme i cili pas disa ditëve mund të shkarkohet falas nga interneti.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: