Lind me lëkurë të djegur, fëmija britanik është... i kuq

Me lëkurë të kuqe, sikur të kishte marrë rrezet e një dielli përvëlues. Mirëpo nuk kanë qenë rrezet që kanë skuqur vogëlushin Jack, por një sëmundje e rrallë, që njihet si sindroma e Netherton.

Në Britaninë e Madhe, aty ku jeton Jack, është i infektuar një person nga 200 mijë. Fëmijët në gjendje të tillë, përveçse kanë një ngjyrë të kuqe të ndezur, janë shpesh nën peshë, kanë lëkurë delikate, si dhe flokë të butë e të brishtë. E sidomos janë objekt i vazhdueshëm i habisë nga ana e njerëzve, që i hasin.

Nëna e Jackut të vogël, Julie Oldacres, rrëfen dramën në ‘Daily Mirror’: "Kur dikush bën komente negative në lidhje me lëkuren e tij, më ikën truri. Fatkeqësisht ndodh thuajse çdo ditë. Për mua, Jack është një fëmijë i adhurueshëm. Unë nuk e shoh gjendjen e lëkurës së tij”.

Daniel, i ati i vogëlueshit me lëkurë të kuqe ka rrëfyer për lindjen e të birit: “Sapo lindi, Jack kishte probleme për të rregulluar temperaturën trupore. Kështu që e vendosën në një inkubator të nxehtë. Dalëngadalë shikuam të shfaqeshin njolla të kuqe në lëkurën e tij, duke e mbuluar të gjithin. Ndiheshim të frikësuar, sepse ishte sikur po digjej, lëkura po i binte”.

Sindroma e Netherton mund të jetë vdekjëprurëse, për shkak të një rreziku të lartë infektimi të lidhur me pamjaftueshmërinë kardiake. Menjëherë sapo lindi, Jack i kaloi gjashtë muaj në spital. “Ndonëse e adhuron fëmijën tënd pa kushte duhet kohë për të pranuar se është ndryshe”, ka pranuar Julie. (ikub)

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: